Video përgjimi/Lokali në Durrës ofron një natë seksi vetëm për 3.000 mijë...

Video përgjimi/Lokali në Durrës ofron një natë seksi vetëm për 3.000 mijë lekë

879
0
Shares

Vetëm 3.000 lekë është shuma që  duhet paguar për të kërkuar një prostitutë për një natë në lokalet e Durrësit. Pasi raportoi se burri i saj e linte gjithë pensionin në lokale qejfi, gazetarët filluan investigimin. Emisioni Fiks fare, nxjerr një tjetër rast të zhvillimit të prostitucionit  në qytetin e Durrësit.

Prostitucioni zhvillohet në anekset e lokaleve në afërsi të pallatit të sportit si dhe në afërsi të fushës së sportit dhe tek plepat.

“Kam lajmëruar disa herë policinë e Durrësit, për seksin që u afrohet klientëve nëpër këto lokale, pasi kam ndjekur disa herë burrin dhe uniformat blu nuk kanë ndërhyrë” denoncon zonja.

Gazetarët kanë investiguar me thellë duke  i vizituar vetë  një nga këto lokale nga afër.  Fillimisht ata bashkëbiseduan me pronaren e lokalit e cila ishte një grua rreth të 50 dhe që kishte ardhur nga zonat veriore në Durrës, duke marrë një lokal me qera.

Ajo u tregoi gazetarëve se përveç pijeve alkoolike lokali ofronte edhe shërbime seksi kundrejt pagesës nga kamerieret e saj. Ajo nuk nguron të sinjalizoi klientët se pazarin duhet ta bënin vetë, pasi ajo nuk ndërhynte në këtë pjesë.

Ditën e dytë, gazetarët kanë takuar kamarieren që pronarja e lokalit u tregoi se mund të merrej për një natë seksi. Kamarieria pasi është ulur në tavolinë me gazetarët është shprehur se paradite është në punë, pasi punonte në lokal si kamariere. Ajo u ka kërkuar gazetarëve 30 mijë lekë të vjetra, ndërsa u ka dhënë edhe numrin e telefonit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY