Bushati: Këtë javë pritet takimi i radhës me Kotzias

Bushati: Këtë javë pritet takimi i radhës me Kotzias

64
0
Shares

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar diten e sotme se së shpejti do të ketë një tjetër takim me homologun e tij grek Kotzias në lidhje me paktin mes dy shteteve, i cili  duket se është në rrugë të drejtë.

DEKLARATA E BUSHATIT:

“Kësaj jave do të ketë një takim tjetër mes meje dhe homologut Kotzias, ku do të vazhdojmë të diskutojmë dhe për mundësinë për të gjetur një marrëveshje për sa i përket delimitimit të zonave detare dhe besoj që paralelisht me takimin tonë do të ketë dhe një takim tjetër të ekipit negociator.

Ky është një proces që ka hyrë në një fazë shpresoj të pakthyeshme, po që të dyja palët kanë nevojë për kohën e tyre, në mënyrë që të shkojnë drejt një marrëveshje të pranueshme, të drejtë dhe siç e kam theksuar, një marrëveshje e zbatueshme”,

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY