Filozofi Artan Fuga analizon golat e Ronaldos, këndvështrimi i profesorit shkëlqen

Filozofi Artan Fuga analizon golat e Ronaldos, këndvështrimi i profesorit shkëlqen

105
0
Shares

Artan Fuga ka futur në punë filozofinë për të na shpjeguar nga një kënd tjetër mrekullinë Ronaldo që bëri dje tre gola në ndeshjen Portugali-Spanjë. Teksa lexon dy shënime të njëpasnjeshme të profesorit e kupton që futbolli nuk është thjesht një lojë por edhe një mendim, një ide në mos edhe një ideologji.

I.Sqarim goli

Miq Ronaldo dje nuk e shënoi golin me këmbë si thonë disa, por me kokë.

Nuk po flas për futboll se e njoh futbollin sa di të mjel dhinë!

Por, ai dje bëri një zbulesë. Zbulesë, dëgjoni, jo zbulim.

Ai provoi se gjeometria e Eukllidit dhe e Reimann-it mund të bëjnë një sintezë, pra që vijat e drejta dhe ato të pëkulura, janë edhe të drejta edhe të përkulura, pra janë edhe drejtëza paralele edhe të kithta.

Ai vërtetoi se katrori mund të jetë edhe rreth.

Brinja e trekëndëshit është edhe gjatësi harku.

Të gjitha këto në vartësi të peshës të topit, të meteorologjisë të ajrit, të distancës, të matjes me sy të aftësisë kërcyese të kundërshtarit, të përllogaritjes të reagimit në të dhjeta sekonda të portjerit.

Lëreni futbollin për një çast, shiheni pastaj.

Pse me këmbë bëhen të gjitha këto?

I llogarit truri, o zonja e zotërinj.

Dhe truri karakterizon njeriun si specia jo individin.

Cdo këlyshi njeriu të zhgrryer në baltë, të përdhosur nga të fuqishmit, të fyer, poshtëruar, pa besim te vetja, Ronaldua i tha:

Coju këlysh njeriu, se je njeri!

Ke tru, reflekse, organizëm, mendje, si imja.

Ai ishte Euklidi, Galileu, Luteri, dje!

Lëreni futbollin për një çast dhe shiheni si gjeometri deskriptive!

Si algjebër, si logjiciel.

Ai më shumë u ka bërë nder tifozave të Gjermanisë, Spanjës, Brazilit,etj, mbrëmë sesa atyre portugezë.

O Zot çfarë nderi na bëri dje!

 

No automatic alt text available.

II.Rron alto!

Imagjinoni, goli i tretë i Ronaldos quhet vetëm një gol!

Cfarë budallalliku!!!

Kryetari i FIFAS duhet të zbriste menjëherë në fushë dhe të thoshte :

“Na falni shokë e shoqe tifoza, kampionati me kaq përfundoi: Faleminderit zoti Putin për mikëpritjen!”

Pastaj të merrte biblibilin nga goja e arbitrit dhe t’i binte tre herë!

Ai gol ishte vepër arti, teknologji, psikologji, gjuhë ruse, spanjisht, mjekësi, arkitekturë, kozmologji.

Joga madje!

Operacion kirurgjikal me lazer !

Nuk kam parë gjë më perfekte ka disa ditë në këtë botë.

Cfarë filozofi i madh!

Na prishi kënaqësinë e kampionatit, çfarë të shohësh më!

O Zot, sa e bukur është perfektja, e sakta, profesionalja! Ajo që është sak ashtu dhe nuk mund të jetë ndryshe.

Cfarë misteri qënia njerëzore, truri i njeriut.

Hajde lexo përralla pastaj se roboti do të bëhet më i zoti se njeriu! Ku ka robot që e bën atë gol!

Eksperiment neuriopsiqiatrik në përmasa reale përpara dhjetra mijë vetëve në laborator dhe qindra milionë frymorëve tjerë në planet.

Jam i bindur se njeriu do të shkojë e zaptojë marsin e më tej !

E provoi ai në perfeksionin koherent midis trurit, këmbës, syrit, frymêmarrjes.

Pa asnjë aparat matës, pa mikroskop, pa stetoskop, pa goniometër, pa kompjuter.

Ndikimi i emocioneve mbi veprimin, zero. O Zot si mund ta kontrollosh veten në atë mënyrë që emocionet të mos ndikojnë asnjë milimetër matjen e distancave dhe kontrollin e tyre???

E bëka njeriu dot këtë?

I provoi njeriut se është kafsha me kapacitetet teknologjike që nuk mund të tejkalojë vetveten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY