VIDEO/ Procedohet penalisht “atentatori” me vezë i Erion Veliajt

VIDEO/ Procedohet penalisht “atentatori” me vezë i Erion Veliajt

72
0
Shares

Procedohet anëtari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike që qëlloi me vezë kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj paraditen e djeshme në Tiranë.  Ngjarja u regjistrua në mometin kur Veliaj po hynte në takimin me aktorët lidhur me debatin mbi Teatrin Kombëtar.

21-vjeçari me iniciale O. G., banues në Tiranë është pjesë forumit të FRPD.

Në njoftimin e policisë thuhet se, “më datë 14. 06. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe po punohet për shoqërimin e shtetasit O. G., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 10:50, në rrugën ‘28 Nëntori ‘, për shkak të detyrës ka qëlluar disa herë me vezë në drejtim të kryetarit të bashkisë, shtetasit E. V., Neni 237 i Kodit Penal.

Ai gjuajti me vezë në drejtim të Veliajt, kur kryebashkiaku po hynte në ndërtesën e hotel Plaza ku do të zhvillonte një takim me artistët për problemin e godinës së teatrit, dhe menjëherë kanë ndërhyrë rojet e sigurisë për ta larguar.

Veliaj qellohet me veze

Veliaj qellohet me veze

Publiée par Fakte Interesante sur jeudi 14 juin 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY