Lojrat e euros vazhdojnë me diferenca të vogla, sa është sot

Lojrat e euros vazhdojnë me diferenca të vogla, sa është sot

71
0
Shares

Në tregun valutor vendas, euro në rënie lehtësisht krahasuar dhe me ditën e djeshme. Blihet sot me 125.50 lekë dhe shitet me 126.50 lekë.

Edhe Dollari amerikan është zhvlerësuar, siç edhe parashikohej. Blihet sot me 106.20 leke dhe shitet 107.30 lekë.

Paundi britanik blihet me 142.30 lekë dhe shitet me 143.50 lekë. Parashikohet rrije gradual, drejt nivelit të 145 lekë. Në raport me dollarin monedha euro u këmbye mëngjesin e ditës së sotme me 1.1801 euro për dollarë amerikanë, duke e rimarrë veten nga niveli i ulët që shënoi një ditë më parë ku u këmbye me 1.1725 euro për dollarë amerikanë.

Në këtë raport monedha euro po i afrohet niveli të saj më të lartë të shënuar në 7 qershor ku u këmbye me 1.1840 euro për dollarë amerikanë.

 

Ndërsa dollari amerikan humbi pikë kundrejt jenit, duke u këmbyer me 110.06 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas kështu nivlin e tij të lartë ku u këmbye me 110.85 dollarë amerikanë për jen.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishte në nivelin 93.481 .DXY.

Dollari australian ra me 0.35 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7551 dollarë australianë për dolalrë amerikanë.

Pesoja meksikane ra në nivelin e saj më të ulët në këto 16 muajt e fundit kundrejt dollarit amerikan.

Lira turke avancoi me 0.3 për qind mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 4.6319 lira për dollarë amerikanë.

Paundi britanik avancoi me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.341 GPB për USD, njëkohësisht edhe më i larti gjatë kësaj jave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY