VETTING-u/ Prokurorit Gentian Trenova “nuk i dalin llogaritë”, KPK thotë se ka...

VETTING-u/ Prokurorit Gentian Trenova “nuk i dalin llogaritë”, KPK thotë se ka fshehje të pasurisë

145
0
Shares

Gentian Trenova, prokurori i Apelit të Tiranës ka nisur seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

ILDKPIK thotë se Trenova ka fshehje të pasurisë dhe deklarime të rreme. Ndërkohë vetë KPK ka kryer një hetim të thelluar, dhe vëren se ka deklarime të dyshimta.

Trenova ka deklaruar një apartament të blerë në rrugën “Ferit Xhajko”, ku në kontratën e parë çmimi ka qenë 40 mijë euro, ndërsa në kontratën e dytë deklarohet 1 milionë e 900 mijë lekë.

Relatorja e çështjes, Brunilda Bekteshi tha se ai ka cenuar etikën e magjistratit, pasi ka dhuruar fiktivisht apartamentin vjehrrës dhe vjehrrit, po ndërkohë jeton vetë aty.

Veç kësaj ai ka bërë një ndërtim shtesë në formë duplex, për të cilën nuk ka mundësi ligjore për ndërtim.

Trenova i nënshtrohet procesit me përparësi pasi është përzgjedhur dhe për anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY