VIDEO/ Babai i Anxhelës: Unë dua drejtësi, ajo duhet të zbardhë gjithçka

VIDEO/ Babai i Anxhelës: Unë dua drejtësi, ajo duhet të zbardhë gjithçka

92
0
Shares

Anxhela, vetëm 19 vjec, vdiq krejt e vetme në shtratin e spitalit në Torino të Italisë. Ende pa ditur  rrethanat sesi ajo ra nga makina  mbrëmjen e së shtunës (9 qershor), si dhe fakti se ajo humbi jetën disa orë më pas në spital, e ka bërë këtë ngjarje të marrë vëmendje të madhe.

Ajo cka dihet nga policia italiane është veprimi i autorëve të paidentifikuar të cilët e kanë rrahur dhe e kanë hedhur nga makina.

Dritan Meçani nga Fieri, babai i Anxhelës, tregon në një intervistë për News 24 disa gjëra më shumë për  Anxhelën, kushtet ku familja e tij jetonte, humbjen e  bashkëshortes disa muaj më parë dhe tij dhe apelin që i bën drejtësisë. Gjithashtu ai kërkoi ndihmë për sjelljen e trupit në Shqipëri, pasi janë në kushte të vështira ekonomike.

Intervista e plotë

Rrëfimi i babait të Anxhelës: “E morëm vesh nga televizioni dhe interneti. Vajza tjetër e pa dhe më njofton se emri i motrës së saj ishte në internet dhe se vajza ishte vrarë. Shkova në polici, dhe më morën disa të dhëna. Ata e nxorën në sistem atje që vajza kishte ikur në 17 dhjetor. Mora kontakt me ambasadën shqiptare ne Itali. Më thanë se vajza ishte vrarë në Torino dhe se duhet të tërhiqnim trupin. Por ne nuk kemi mundësi financiare. Unë jam në një ekonomi të dobët. Bashkë me vajzën që vdiq, kam 4 fëmijë. Nusja para 5 muajsh më ka vdekur. Krye të 5 muajve më vdiq edhe vajza. Dua që ambasada të më sjellë trupin e vajzës, s’dua të më ngel trupi i saj në Itali”.

Me kë shkoi vajza në Itali?

Ajo thoshte se kishte një të dashur, por ne nuk e kishim njohur atë. Kaq. Nuk mori ndonjëherë në telefon, apo të kishte kontakt me ne.

Me aq sa ju ka treguar vajza apo të tjerë. Vajza kishte lidhur martesë atje?

Thoshte që kishte lidhur martesë me një italian atje, pak moshë e madhe. Edhe kur më vdiq gruaja nuk më ka ardhur pasi nuk kishte dokumente. Tani ku e di unë.

Thuhet se vajza ka qenë e gjallë kur është hedhur nga dritarja e makinës. Çfarë kërkoni?

Unë dua drejtësi. Ajo duhet të nxjerrë gjithçka në pah. Nuk vë dot gisht nëse është ky apo ai. Pasi nuk e di. Vajza ka qene në Itali.

Nuk të është ankuar për ndonjë problem?

Jo jo, nuk më është ankuar. Kishim kontakte në telefon. Madje edhe pak pas ngjarjes më erdhën nga dy gjera nga motra e saj, dhe më tha; ‘dil e merri’. Folëm edhe në darkë. Nga ajo ditë, nga e diela, s’kemi folur më. Kemi folur në internet apo telefon. Më thoshte që isha shumë mirë. Ajo s’kishte asgjë.

Me dëshirën e saj u largua drejt Italisë?

Ajo iku me dëshirën e saj drejt Italisë. Se ka imponuar askush.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY