Mbledhja e ambasadorëve, 3 vende kundër hapjes së negociatave!

Mbledhja e ambasadorëve, 3 vende kundër hapjes së negociatave!

81
0
Shares

Ka përfunduar mbledhja e ambasadorëve. Gjermania, Franca dhe Holanda janë skeptike për hapjen e negociatave dhe nuk e kanë fshehur qëndrimin e tyre të hapur.

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e ambasadorëve në BE, ku është diskutuar në lidhje me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.  Gazetarja Erisa Zykaj, tregon se për të ndodhur hapja e negociatave duhet uninamitet i 28 vendeve anëtare të BE-së. Uninamiteti nuk sigurohet dot, pasi janë 3 vende antare të cilat janë kundër.

Në fjalën e saj Zykaj tha se presidenti Emmanuel Marcon, është shprehur kundër hapjes së negociatave dhe kundër zgjerimit, pasi duhen të bëhen reforma të brendshme në qeveri.

Vendet skpetike si Franca, Gjermania, Holanda, nuk e kanë fshehur qëndrimin e tyre , pasi nuk janë parë ende frytet e reformës në drejtësi, krimi i organizuar nuk është luftuar siç duhet, ose arrestimi i figurave të larta ‘peshqit e mëdhenjë’, nuk ka nodhur. E njeta gjë është edhe për Maqedoninë”, tha ajo.

Ndërkohë ambasadori holandez ka shprehur që Holanda ka të qartë, ka një qëndrim skeptikë, nëse janë përmbushur vërtetë ato që janë kërkuar.Gazetarja tha se vetëm Danimarka ka bërë një hap pas, që ndoshta Shqipëria dhe Maqedonia mund ta mertiojnë çeljen negociatave.

Në fjalën e saj ajo tha se në datën 26 qershor do të jepet vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoni. Zykja tha se duhet të presim raportin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave, nëse në datën 26 do të ketë ndryshim të teksit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY