EMRI & FOTO/ Spanja emëron trajnerin e ri për Kupën e Botës

Ndaje

Legjenda Fernando Hierro do të drejtojë kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës.

Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Spanjolle e Futbollit e cila ditën e sotme shkarkoi trajnerin Lopetegui.

Shkarkimi i tij erdhi pasi Real Madridi njoftoi dje se Lopetegui do ta marrë drejtimin e klubit madrilen menjëherë pas Kupës së Botës, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit zëvendëson Lopeteguin që tashmë do të nisë punë te “Los Blancos”.

Kujtojmë që ditën e premte Spanja do të luajë ndeshjen e parë në kampionatin Botëror dhe do të ketë një duel shumë të vështirë kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Leni një përgjigje