EMRAT/ Ballsh, prangosen dy vëllezërit pengmarrës

EMRAT/ Ballsh, prangosen dy vëllezërit pengmarrës

60
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy vëllezër janë prangosur gati 1 vit pasi kishin marrë peng një qytetar.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se arrestimet janë bërë pasi ndaj tyre gjykata kishte dhënë masën e sigurisër ‘arrest me burg’.

Pengmarrja 48 orëshe ndodhi në fshatin Hekal të Mallakastrës.

Njoftimi i Policisë së Fierit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim…

Lani Boraj, 37 vjeç

Olen Boraj, 31 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 24. 05. 2018 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Vetëgjyqësia” parashikuar nga Nenet 110/2, 278/2 dhe 277 të Kodit Penal.

Në Korrik të vitit 2017, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, në fshatin Hekal, Mallakastër, kanë marë forcërisht dhe i kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit S. B., 46 vjeç, banues në Fier.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY