ARSYEJA/ U la i lirë pas akuzave për korrupsion

ARSYEJA/ U la i lirë pas akuzave për korrupsion

68
0
Shares
Albert Riska

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës “Aleksandër Xhuvani”, u  lirua nga masa arrest me burg. Edhe pse  një muaj më parë, u akuzua për korrupsion, kjo nuk e ka penguar gjykatën ta zhveshë nga cdo akuzë. Por pse?

 Sipas gjykatës së Elbasanit, në seancën e mbajtur një ditë më parë,  për shkak të gjendjes shëndetësore të Riskës, u kërkua zëvendësimi i masës së sigurisë.

Burime nga Gjykata bëjnë me dije se dekani i akuzuar për korrupsion  vuante nga diabeti. Kjo ka qënë dhe arsyeja pse  një vit më parë, ka prerë edhe gishtin e këmbës. Po ashtu thuhet se  Riska kishte probleme edhe me gangrenën. Pas shqyrtimit të  kërkesës  dhe raportit shëndetësor, Gjykata e Elbasanit vendosi zëvendësimin e masës së arrestit, duke e lënë në arrest shtëpie.

Retro në ngjarje

Dekani Albert Riska bashkë me shefen e Departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi, pedagogen e Fakultetit të Ekonomikut, Erjola Çalja, dhe katër sekserë të tjerë u arrestuan më 9 maj, pasi akuzoheshin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë të ndryshme, duke shpërdoruar funksionin publik, kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.

Ndërkohë, tre ditë më vonë, Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë për tre pedagogët dhe katër sekserët e ndaluar për korrupsion. Katër prej tyre u lanë në burg, ndërsa tre të tjerët në arrest shtëpie. Pas lënies në arrest shtëpie të dekanit, tashmë në burg mbetet pedagogia Elvira Lumi, ndaj së cilës Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 60 ditë, si dhe sekserët.

Arrestimet u kryen pasi pedagogët dhe sekserët u mbajtën në përgjim nga Prokuroria e Elbasanit, e cila kishte marrë pikënisje nga një denoncimi i bërë nga studentë që prisnin të diplomoheshin. Organi i akuzës u vu në lëvizje, duke vënë në përgjim të akuzuarit, që çoi dhe në arrestimin e tyre. Përveç dekanit dhe shefes së departamentit, në pranga përfundoi dhe Erjola Calja, 29 vjeçe, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik po në këtë universitet, si dhe tre sekserë dhe një student. Kjo e fundit po hetohet në masën arrest shtëpie, pasi është nënë e një fëmijë vetëm 2 vjeç.

Denoncimet janë bërë në muajin shtator, kur do të nisnin dhe provimet e diplomimit, ku sipas studentëve denoncues, pedagogët kërkonin para në kërkim të notave kaluese. Të akuzuarit nuk kanë pranuar akuzat, por dyshohet se ata merrnin 100 deri në 200 euro për një provim. Mes të arrestuarve ishte dhe një student. Marius Çalja, 21 vjeç, student në Fakultetin Ekonomik, i cili dyshohet se kryente ndërmjetësin mes studentëve dhe pedagoges së jashtme, Erjola Çalja, 29 vjeçe, banues në Gostime, Cërrik.

Përveçse janë banues nga i njëjti vend, mes tyre ka dhe lidhje të afërt familjare, pasi janë vajzë dhe djalë xhaxhai. 21-vjeçari ishte ndërmjetës për kryerjen e pagesës për studentët që kërkonin nota kaluese në provimet e fundit para diplomimit dhe këto para në fund ia dorëzonte vajzës së xhaxhait, që punonte si pedagoge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY