Shkurtime dhe lëvizje punonjësish nga disa institucione shtetërore

Shkurtime dhe lëvizje punonjësish nga disa institucione shtetërore

145
0
Shares

Ministrisë së Bujqësisë, do t’i pakësohet stafi me 50 veta përgjatë këtij viti. Pjesa më e madhe e atyre që do të largohen nga detyra janë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 1 947 veta.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kësaj Ministrie do t’i hiqen  5 punonjës të aparatit të ministrisë dhe 45 punonjës të Mjedisit.

Ndërkohë, numri i punonjësve të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit (AMBU), për vitin 2018, shtohet me 5 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 28 veta.

Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2018, shtohet me 45 punonjës për Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 1 080 veta.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dhe Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./o-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY