E vranë për një karikues, autorët rikthehen në burg

E vranë për një karikues, autorët rikthehen në burg

94
0
Shares

Ndryshohet masa e sigurisë për dy autorët e dyshuar të vrasjes së Marvi Mihalit, ngjarje e një viti më parë, 31 Korrik 2017. Gjykata Penale e Krimeve të Rënda ka vendosur t’i lejë në burg Marsel dhe Gridens Allën.

Ndërsa për Eugent Bitrajn, gjykata ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë, duke lënë në gjykim në gjendje të lirë.

NGJARJA

Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar tek Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.

Sapo ka mbërritur Mihali, Haxhiu ka goditur me grusht një prej të dyshuarve. Marvi ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe aty është goditur me thikë nga Devi Bitraj. Familjarët kërkuan që të katër të rinjtë të përgjigjen për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim sepse sipas tyre i kanë ngritur kurth Marvit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY