NEGOCIATAT/Vasili:Qeveria po bën të pamundurën që të bllokojë hapjen e negociatave, ka...

NEGOCIATAT/Vasili:Qeveria po bën të pamundurën që të bllokojë hapjen e negociatave, ka bllokuar dialogun politik në vend

47
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, thekson se në rast se Shqipërisë do t’i hapen negociatat në fund të muajit, ky është një lajm i mirë për qytetarët, por jo për qeverinë.

Sipas Vasilit, hapja e negociatave do te ishte vertet lajmi me i keq per qeverine pasi do t’ja veshtirsonte shume skenarin e saj pro lindje.

POSTIMI I PETRIT VASILIT:

Hapja e negociatave do te ishte lajmi më i keq per kryeministrin dhe skenarin pro-Lindje.

Maxhoranca po bën gjithshka,qe negociatat te mos hapen.

Shkaterrimi i dialogut politik nga maxhoranca si baze dhe premise politike thelbesore e procesit te integrimit eshte goditja themelore kunder hapjes se negociatave.

Kapja dhe cperfytyrimi i reformes ne drejtesi dhe vakumi i qellimshem ligjor deri ne eliminimin e gjykates kushtetuese dhe te larte jane momente kritike antiintegrim.

Thellimi i kriminalizimit te qeverisjes dhe rrembimi i saj nga trafikantet dhe oligarket,ka krijuar qartazi profilin e nje pushteti,qe e zhbën teresisht shtetin dhe e kthen ate ne zgjatim te krimit te organizuar, pra te nje qeverisje armike te integrimit dhe hapjes se negociatave.

E korruptuar deri ne palce dhe nje vegel ne duart e oligarkeve,qe rrembejne e ndajne me te qindra miliona euro,kjo qeveri moster s’ka asgje te perbashket as me standartet e qeverisjes, as ato politike dhe as ato morale te BE duke krijuar nje bindje te forte negative ndaj vendit tone ne Europen politike dhe duke shtuar shume e me shume pengesat per hapjen e negociatave.

E strukturuar qarte mbi nje filozofi antiintegrim, kjo qeveri ka bere gjithshka qe te ndertoje alibine antieuropiane, qe sheh nga lindja,pasi atje mendon se mund te akomodoje shume me lehte interesat e erreta dhe parate e pista,qe trafiqet,krimi dhe korrupsioni kane prodhuar.

I vetquajturi lobim i kryeministrit ishte thjesht nje tur provokativ,arrogant e irritues,qe i pengonte hapjen e negociatave dhe i hapte rrugen skenarit te erret prolindje.

Mbrojtja politike prej vitesh e inkriminimit te thelle te drejtimit politik te Ministrise se Brendeshme nga kryeministri dhe mbrojtja nga arrestimi i ish Ministrit te Brendeshem jane goditja me e rende qe procesi i integrimit ka marre ne vite.

Kryeministri dhe qeveria u vetperjashtuan qellimisht nga ky proces i integrimit europian

,ne funksion te strategjise se tyre qe sheh nga lindja duke u demostruar qarte si armiqte me te medhenj te hapjes ne negociatave.

Hapja e negociatave do te ishte vertet lajmi me i keq per qeverine pasi do t’ja veshtirsonte shume skenarin e saj pro lindje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY