FOTO GALERI/ Valbonë, banorët bllokojnë rrugën: Dinamiti i HEC-ve po na shemb...

FOTO GALERI/ Valbonë, banorët bllokojnë rrugën: Dinamiti i HEC-ve po na shemb shtëpitë

149
0
Shares

Dhjetëra banorë të Dragobisë në Tropojë janë organizuar mëngjesin e sotëm në një tubim dhe kanë bllokuar rrugën nacionale Bajram Curri – Tropojë. Siç shihet edhe në fotot e postuara në rrjetet sociale, fëmijë, të rinj e të moshuar janë ulur në rrugë në shenjë proteste ndaj shpërthimeve që kanë ndodhur ditën e djeshme në vendin ku po ndertohen HEC-et.

Masivë shkëmborë janë shkëputur nga mali pas shpërthimeve duke dëmtuar shtëpitë e banorëve të lagjes Metaliaj në Dragobi. Protesta ka nisur në orën 07:00 dhe banorët nuk lëvizin nga rruga, pa u arritur marrëveshja për ndalimin e shpërthimeve në zonë.

Kujtojmë se në parkun kombëtar të Valbonës, që vizitohet nga mijëra turist çdo vit janë dhënë një sërë lejesh për ndërtimin e HEC-ve ç’ka po dëmtojmë rëndë jo vetëm natyrën por po vështirësojnë edhe jeten e banorëve të kësaj zone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY