Erion Veliaj: Teatri sipas modelit të stadiumit kombëtar, aktorët të mos bëjnë...

Erion Veliaj: Teatri sipas modelit të stadiumit kombëtar, aktorët të mos bëjnë si arkitektë

111
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë ekskluzive për “Tonight Ilva Tare” në Ora Neës, i pyetur për shembjen e Teatrit Kombëtar, theksoi se ndërtimi i stadiumit të ri është një histori suksesi. I pyetur për me ndërtesën e Teatrit po shkatërrohet historia e saj, Veliaj tha se holli i famës nuk janë copat e tallashit, por i njerëzve që i kanë dhënë teatrit.

Në vijim ai u dha një shuplakë aktorëve duke iu thënë se nuk mund të bëjnë edhe aktorin, edhe arkitektin.

Intervista:

Tare: Zoti Veliaj është rikthyer debati publik edhe për shkak të akuzave të dala nga PD, për projektin e pakërkuar që është ofruar nga një kompani private për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar. Sipas opozitës fakti që do kalohet në një projektligj dhe një vendim në parlament është antikushtetues. Nëse ishte koncesion duhet të kalonte si koncesion. Pse është bërë kjo zgjidhje juridike por që ju do të jeni edhe negociatori që do përfundojë një kontratë me këtë kompani?

Veliaj: Sërish i referohem bisedës së parë me kryeministrin kur mora detyrën sepse, dhe këtu nuk dua të bëj politikë, por unë e konsideroj stafetën të marrë nga Edi Rama sepse nga koha mes Edi Ramës dhe meje nuk ndodhi asnjë gjë në Tiranë. Në këtë bashki nuk gjeta asgjë. Këtu ishte një sallon i madh katramaje. Sahati aty nuk punonte, muri mbrapa ishte mbushur me grafiti, pra këtu nuk ushtrohej autoritet as mbi, as anash, as përkrah bashkisë.

Tare: Gjithsesi ju jeni subjektiv, kur e thoni ju këtë duket sikur bëni politikë

Veliaj: Për të bërë një datim të mënyrës se si u bë tranzicioni në bashki. Kjo do të thotë që ajo që jo politikisht, po flas konkretisht, konsideroja paraardhës ishte Edi Rama se nuk kishte ndodhur gjë. Kjo do të thotë se ishte e rëndësishme biseda me të për të parë çfarë ka ngelur pa mbyllur nga qyteti.

Tare: Bulevardi i Ri u hap në kohën e Lulzim Bashës. Projekti i Pazarit të Ri ishte bërë në kohën e Lulzim Bashës.

Veliaj: T’i shpjegoj me radhë…

Tare: Por se nuk dua të ikë vëmendja nga Teatri Kombëtar

Veliaj: Do t’i rikthehem Teatrin Kombëtar. Bulevardin e Ri, unë kam qenë në rresht të parë, punoja në fushatën e Edi Ramës në vitin 2011, nuk isha as deputet, as staf i bashkisë. Si aktivist i Partisë Socialiste në 2011 mund ta kem dëgjuar mbi 10 herë prezantimin e bulevardit. Ka qenë njëherë ke çadra që kemi bërë te “Vëllezërit Frashëri” përballë Piramidës, kemi qenë me Albana Dhimitrin dhe Artan Agollin, prezantimi i dytë ka qenë te hotel Tirana dhe pastaj në çdo stacion të fushatës për bulevardin. U la gati nga Edi Rama avancoi vetëm 3 metra, vetëm ajo 3 metra aty me tabela.

Tare: Përfundoi projekti, projekti ishte i përfunduar…

Veliaj: Mirë pra mirë se më thatë që e filloi filani pra…

Tare: Si projekt ishte gati them, e gjetët në kohën e Lulzim Bashës.

Veliaj: E filloi Edi Rama kryetar bashkie, vetëm u parkua ajo tabela aty dhe e patë që nuk kishte avancuar asgjë. Tani nuk po i hyj bulevardit se ajo është një tjetër histori suksesi se si në kohë rekord mund të bëhen gjërat po të ketë vullnet dhe po të mos merresh me llafe kot.

Tare: Nostalgjia nuk është për tallashin është për një godinë që ka një histori ku janë aktorë të cilët i do publiku,i kanë parë në atë skenë…

Veliaj: Flas përditë me këta njerëz, jam shumë shumë brenda muhabetit. Po të jetë për nostalgji, njeriu kanë jetuar në shpellë. Patjetër ne shkojmë në muze dhe themi, njeriu ka jetuar në shpellë. Pra epoka e gurit nuk mbaroi se mbaruan gurët, por thjesht njeriu evoluoi. Pra pas epokës së gurit erdhi hekuri pastaj u shpik shkrim e këndim, numrat, notat muzikore, pastaj shkronjat, bëri libra, bëri muzikë, avancoi, krijoi qytete.

Tare: Patjetër dhe prapë shkojnë te epoka e gurit dhe e shohin me admirim atë periudhë dhe kanë dëshmitë e saj…

Veliaj: Por nuk jeton njeri në shpellë. Pra ne jemi gati që të ruajmë të gjitha dëshmitë, por thashë edhe njëherë, epoka e gurit nuk mbaroi se mbaruan gurët. Gurë kishte gjithmonë dhe ka akoma, por kemi avancuar ne. Kjo do të thotë që nostalgjia patjetër duhet ruajtur. Ka një ‘ëall of fame’, holli i famës (është muri i famës) që ndodh kudo në botë, holli i famës, pra i njerëzve që i kanë dhënë teatrit, por nuk mund të thuash që holli i famës janë copat e tallashit. Më bie për hise që të jem edhe kryetari i zjarrfikëseve të qytetit dhe ne kemi në mënyrë konsekutive, ende pa lind fare ky debat raportet nga Instituti i Ndërtimit, nga zjarrfikëset që thotë, kryetar më fal, e vetmja mënyrë që ne mund të garantojmë që aty nuk shuhet çdo gjë dhe nuk na ndodhin katastrofa është të rrimë me zorrën gati në skenë. Me zorrë gati në skenë nuk rrihet në asnjë vend të botës. Po tani po flas vetëm nga ana teknike. Kur vjen puna te zgjidhja financiare, modeli më i suksesshëm që ne kemi sot në Shqipëri është modeli i stadiumit. Modeli i stadiumit është i tillë sepse…

Tare: Modeli i kullave thonë kritikët tuaj…

Veliaj: Kritikët thonë edhe çifutët, edhe Soros-i dhe Irani. Kritikët çfarë nuk thonë. Po të jetë për të kritikuar diçka në Shqipëri ka gjithmonë vullnetarë. Pyetja është ka vullnetarë për të ndërtuar diçka, ka vullnetarë për të bërë mirë, ka vullnetarë për të transformuar?

Tare: Nuk janë vullnetarë, janë përfitues të një kulle.

Veliaj: Jo pra, nuk është kështu se po të shikojmë rastin e stadiumit që sot konsiderohet një histori suksesi, qeveria në atë pronë hyri si çdo privat në Tiranë. Pra qeveria tha, kam një pronë do ta zhvilloj, sa ma jep përqindjen? Të gjithë që kanë shtëpi qerpiçi në Tiranë flasin me këtë gjuhë. Sot është 30, 35, 40 %, ti që je zhvillues për këtë shtëpinë time sa do ma japësh përqindjen? Tani, kur kjo funksionon rëndom në tregun privat dhe qeveria shqiptare tha këtë, unë kam more vëlla këtë tokë, po të lë ty që të bësh një hotel me 5 yje. Sot ajo kullë në fakt është marrë nga një hotel me 5 yje, një nga brand-et më të mira që Tirana sapo e thamë, ka nevojë për këto hotele.

Tare: Është publike kjo, është thënë, dihet që është marrë nga një hotel me 5 yje?

Veliaj: Po e them unë, është marrë nga një hotel me 5 yje që në karabina…

Tare: Mund të thuhet emri apo është ende…

Veliaj: Besoj nga grupi Mariot, por ka pasur disa oferta. Ashtu siç ka oferta të tjera për pjesën pas teatrit. Ne tashmë kemi hotele që unë e di sot, hotele, banka që duan të bëjnë qendrën e tyre aty. Pra që sot ne e dimë që në vend të kësaj, ju po të shikoni nga këtu te ai hoteli shikoni një hapësirë të zezë këtu pas bashkisë. Është e gjitha një ferrishte. Mund të thonë njerëzit, unë kam nostalgji se ka qenë agjencia. Ok, mund të kesh nostalgji, por si mund të mbash një ferrishte në qendër të qytetit ndërkohë që ke bërë një super Plaza që me gjasa do premio-het, nuk e di i pari, i dyti, i treti, por me gjasa do premio-het sepse është në finale të vendeve më të bukura për çmimin në Barcelonë për 2018, dhe fill pas ne kemi një…Pra cili qytet në botë do të linte të shkretë një pronë mu në qendër të qytetit.

Tare: Mund ta kthejë në park?

Veliaj: Po është private, si ta kthejë në park? Pra të blejmë 20 milionë euro një park? Ne po të kishim 20 milionë euro e kishim bërë vetë stadiumin dhe teatrin, por pikërisht sepse nuk i kemi. Prandaj si çdo familje tjetër tironse që ka tokë kur i vjen një zhvillues thotë, ti shok sa ma jep përqindjen mua për këtë?

Rasti i stadiumit i tha po, ti vërtet do ta bësh këtë dhe Tirana do të përfitojë një hotel ama do të bësh një stadium që sot i ka vajtur kostoja 70 milionë euro. 70 milionë euro qeveria shqiptare nëëndrrën më të madhe nuk ishte ku i gjente, bashkia jo e jo, bashkia s’bëhet fjalë fare. Sot edhe vende shumë të zhvilluara, jam në një pozicion ku në ndryshim nga kritikët që vetëm gëlojnë te ky gjirizi më është dhënë mundësia të takoj rreth 200 homologë, edhe në vendin më të zhvilluar, edhe në Holandë, edhe në Gjermani…

Tare: Stadiumin e kishin bërë italianët…

Veliaj: Meqë më përmende italianët, ende nuk ka dalë një autoritet italian të thotë që ajo godinë ka vlerë. Të gjithë thonë s’ka asnjë vlerë. Madje ata kanë bërë studimet që thonë kjo ishte një godinë që u bë për 5-6 vjet, t’i rezistonte luftës që të argëtoheshin oficerët dhe ushtarët e vendosur në Tiranë. Pra ishte një dopo-lavoro argëtim për ta. Ne u tërhoqëm me këtë dopo-lavoro, patjetër. Tani a ka ardhur koha ta modernizojmë? Propozimi që na ka ardhur nga jo një arkitekt ose jo nga njëarkitekt i mirë, na ka ardhur nga ai që quhet sot arkitekti më i mirë i gjallë në botë, sot. Nga ata që quhet star arkitekt, pra realisht një yll. Qëllon prej punës që bëj të jem në shumëpanele…

Tare: Me Bjarke Ingels i referoheni?

Veliaj: Me Bjarke Ingels patjetër, por me kryetarë bashkie të cilët kur dëgjojnë që Bjarke Ingels ka bërë një propozim për Tiranën thonë, si e bindët sepse i fundit që e bindi ishte Blumberg që sapo bëri një super ndërtesë në Neë York dhe fillon tani kullën e dytë binjake. Pra kullën e dytë binjake po e bën Bjarke Ingels. Tani ky tangërlliku ballkanas që jo mo, ai mund të jetë i mirë për Neë York-un, por ne këtu, se ne kemi trashëgimi të madhe qerpiçi dhe tallashi…

Tare: Nuk ka njeri gjë, kam përshtypjen me Bjarke Ingels, ideja është pse jepet një pronë publike privatit për ta zhvilluar.

Veliaj: Sepse po të them edhe njëherë…

Tare: Bashkë me kullat dhe…nuk di si do ta përfundoni kontratën finale..

Veliaj: Sepse ne nuk i kemi këto para dhe si mijëra familje tiranse i kanë thënë zhvilluesit, më jep përqindjen në këmbim të tokës, ne po bëjmë të njëjtën gjë, po i themi, në këmbim të tokës përqindjen e duam në formën e këtij teatri që kushton 30 milionë euro. Nëse bën këtë atëherë ne jemi gati ta konsiderojmë dhe sot qeveria shqiptare është gati ta konsiderojë. Do të zhvillohet një negociatë, do të jemi transparentë, do të bëjmë gjithë konsultat, por ama edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë si ca njerëz po duan të na paraqesin nuk shkon. Dhe për të gjithë kritikët ju kujtoj, se unë i shoh, i ndjek gjërat, mundohem t’i evitoj lajmet, por sigurisht ca gjëra detyrohem t’i ndjek dhe kur shoh të njëjtat figura, të njëjtët deputetë me patllake që ishin te lodrat edhe aty, të njëjtët pseudoaktivistë të shoqërisë civile që i njoh shumë mirë dhe që janë masha të asaj partie në opozitë, që ishin te lodrat janë edhe aty, që ishin te sheshi “Skënderbej” janë edhe aty, që ishin te Pazari i R. Te Pazari i Ri ishte i njëjti grup dhe dilte dhe thoshte, mos na e hiq këtë çatinë karakteristike. Ajo ishte asbest e gjitha, çatia te ullinjtë te Pazari i Ri ngaqë atë zonë e njoh mirë.

Thashë, më fal kur u bëtë ju arkitektë, kur u bëtë ju inxhinierë? Këtu arkitektët sillen si aktorë dhe disa aktorë po mundohen të bëhen arkitektë. A mundet secili të bëjë punën e vet mirë? Unë do mundohem të bëj maksimalisht mirë punën e menaxherit të qytetit dhe siç kemi provuar në çdo histeri… Mban mend sherrin për Bulevardin e Ri, ja ku jemi sot. Po hapet një.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY