Sukses në biznes, ndiqni këto rregulla që të mos dështoni

Sukses në biznes, ndiqni këto rregulla që të mos dështoni

197
0
Shares

Për të mbijetuar, sipërmarrësit duhet të jenë fleksibël dhe duhet t’u përgjigjen reagimeve të konsumatorëve, lëvizjeve të konkurrentëve, ndryshimeve të tregut, mundësive të reja dhe më shumë.

Për këtë shumë njerëz flasin për nevojën e ‘’ndryshimit të metodës’’. Ky term tashmë i njohur përqendrohet në njohurinë e sipërmarrësve rreth faktorëve më lartë dhe ndryshimit të strategjisë së tyre në biznes për t’u përshtatur edhe më mirë . Kur përdoret në mënyrë të duhur, ndryshimi i metodës mban një biznes lart mbi ujë.

Mirëpo, ndonjëherë kur këto ndryshime nuk bëhen dhe përdoren në kohën e duhur mund të kthehen në pengesa dhe kanë potencialin për të përmbysur një biznes. Tendenca e veprimit  pa u menduar është momenti që sipërmarrësit mund të hyjnë në probleme.

Ndryshimi i shumtë dhe i shpejtë

Kompanitë më të mëdha kanë rrezikun që të qëndrojnë në rrugën e tyre dhe mos t’i ndërrojnë ato. Lëvizjet e papritura janë të nevojshme vetëm në raste urgjente. Këto janë kohëra kur ju duhet të bëni ndryshime drastike, por vetëm kur jeni në situatë të  tmerrshme.

Ndryshimet graduale ju çojnë në në fitore

Këto janë rastet kur një ndryshim i papritur është i nevojshëm. Zakonisht, ndryshimet graduale dhe progresive janë parime të cilat duhet t’i ndiqni.

Lëvizja e biznesit tuaj në një drejtim tjetër gjithmonë përfshin rrezik. Mirëpo, shumë shpesh, sipërmarrësit mendojnë se rreziku është një lojë gjithçka-ose-asgjë të cilën e luajmë për të fituar.

Sipërmarrësit e suksesshëm e dinë vlerën e rreziqeve metodike dhe të testuara. Ata luajnë një lojë shumë të llogaritur të rrezikut dhe grumbullojnë letrat në favor të fitores.

Pra po, ata ndërmarrin rreziqe. Ata lëvizin, ndryshojnë. Por, zakonisht nuk bëjnë ndryshime 90-gradë.

Nëse po merrni në konsideratë një ndryshim drastik në biznesin tuaj, pyesni veten nëse jeni në një situatë emergjente. Nëse jo, përdorni kohën që duhet për të bërë ndryshime dhe për të ecur përpara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY