Dita e fundit e Adrianes

Dita e fundit e Adrianes

142
0
Shares

Nga: Anila Hoxha

Perpara se i shoqi ti shuante jeten, dita e fundit e Ardjanes ishte e zeze, e veshtire ashtu si edhe te meparshmet. Megjithate kishte nje drite ne diten e saj , ne te premten e saj te zeze. Djali i madh tashme maturant , po rritej e pasi te jepte provimin mbase i dilte krah. Tek e fundit per ata femije e ruajti martesen , edhe kur daja ju lut ” ndahu Ardjana , ai eshte i dhunshem”. Ardjana i pat pyetur : po femijet ? Une e shoh keshtu diten e fundit te jetes se Ardjanes. Pak ore perpara se ta vriste bashkeshorti. U zgjua shume heret,me brenge e deshperim se cfare do tu jepte per te ngrene 3 prej femijeve. Tre me te vegjelit bashke me vajzen 8 vjece ja kishte marre per momentin nje shoqate . Cifti u shkeput nga nje fshat I Korces dhe u vendos ne Kenete, Durres. Per pune ishte e veshtire. Se fundmi vetem Ardjana po conte te ardhura, me rrogen prej 200 mije leke duhet te mbaje frymen per tete vete. Dikush i fal dicka . Nje fqinj tjeter i jepte rroba per femijet. Edhe shoqatat i sjellin ushqime. Edhe ajo vete te falura per meshire i kishte veshjet. Por prape e veshtire. Pasi punoi gjithe diten ne lavanderi , me koken mbi detergjent e hekur kthehet serisht e derrmuar. Drejt shtepise. Drej te folese. Por nuk eshte lodhja qe e keput. Sa eshte deshperimi . Perpjekjet per te mbijetuar e kane plakur, vetem 40 vjec dhe ka vetem dy dhembe ne goje. Por pervec varferise, nje burre I paburrshem si i saji qe nuk ben asgje vecse jep urdhera, e ka rrenuar fare. Ajo tashme eshte nje grua lavatrice, nje grua kuzhine, nje lepe peqe. Komshinjte degjuan serisht zenka e te bertitura nga shtepia e tyre, sepse I shoqi Clirimi eshte xheloz dhe posesiv. Keshtu ndodh perdite. Nje dite zihen per kafene. Nje dite per driten e lene ndezur. Nje dite pse u vonove ,nje dite pse nuk e le punen !!! Eshte ora 20 e te premtes. Ardjana ka gatuar. Ka bere punet e shtepise. Ka gjithe diten me kurriz te perkulur. Eshte vape. I lutet te shoqit ta hape per doren e dritaren, te beje korent, te freskohet. Kerkesa e Ardjanes sapo ka ndezur nje sherr tjeter. Si mund te urdheroje Ardjana. Por ndoshta e urdheroi edhe ai .. Ne nuk e dime. Ne kemi prape fjalen e nje mashkulli qe i penduar sa ska me , e di se edhe ne burg , kush vret nje femer, ndaj tij edhe te denuarit skane respekt ! E di mire kete gje , sepse kam pare e biseduar ne burgje me burra qe kane vrare grate, apo ishet dhe jane penduar. Por pendesa nuk vlen gjesend. Nje burre duhet te dije te ndaje me partneren, duhet te dije te flase e te degjoje. Nuk do shkence…..Pra fjale pas fjale dhe shuplake pas shuplake, pas 20 viteve martese, keto jane sekondat e fundit te jetes se Ardjanes. Ajo perplaset dhunshem ne dysheme dhe aty ky kryet preken pllakat, ajo mbyll syte pergjithmone. U vra edhe ajo, nga nje burre qe vetem kerkonte llogari, qe i kishte ngelur ora tek ata burrat e vepres se Konices, qe e donin gjellen tu servirej nga krahu tjeter i perdes. Qe donin nje grua me syte e ulur poshte, qe KURRE mos ti ngrinte. Sikur e vetmja gje qe femra ka te drejte te veshtroje, ishte vetem dheu tek i cili nuk ka te gjalle qe I shpeton.

Dashuria nuk vret

Perse disa burra vrasin grate qe thone se I duan? Profesori Aron Ben Zev ka nje pergjigjje per te gjithe vrasesit e nje femre. Ai thote se ne rang global 40 perqind e viktimave te gjinise femerore,vdesin ne duart e ishit ose partnerit actual. Shkaqet : refuzim per te pranuar fundin e nje mardhenieje, dhune e herepashershme, refuzim i femres per t’ ju nenshtruar autoritetit te nje mashkulli qe e konsideron raportit jo te perbere nga dy persona. Por nga ai , vetem ai dhe dicka qe orientohet si te volise, qe eshte ajo. Per femrat vrasese te burrave rekordet boterore tregojne se ato vrasin me se shumti : si reagim ndaj dhunes . Ne librin ” ne emer te dashurise, romantizmi dhe viktimat e tyre ” , shpjegohet se si dashuria eshte e rrezikshme sipas karaktereve. Kryesisht per meshkujt qe nuk vetzoterohen dhe qe humbjen e konsiderojne si nje zhburrerim. Andaj duhet folur . Per keto momente egzistojne dhe psikologet. Andaj duhet punuar me te rinjte meshkuj dhe femra pse jo. Askush nuk eshte prone e askujt. Perse u vra Xhulieta? Ajo nuk u vra ne emer te dashurise, dashuria nuk vret. (TCH)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY