“Shpërthen” Shpëtim Idrizi: Rama hajdut mandatesh, diplomatët të mavijosur…

“Shpërthen” Shpëtim Idrizi: Rama hajdut mandatesh, diplomatët të mavijosur…

140
0
Shares

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka shperthyer sot kunder qeverise dhe diplomacise sone, qe po varros ceshtjen came, por pa kursyer kritikat edhe ndaj kreut te PD-se, Basha.

“Sido që të marrin votat, të na marrin mandatet, nuk mund të zhbëjnë se nga veriu në jug, do na kenë si një thumb, ngulur në trurin e tyre. Nuk e prishin dot këtë lëvizje, pasi kjo është partia e madhe. Ata mund të vjedhin mandatin e Idrizit, Takut, Mesilës, por nuk e vjedhin dot misionin tonë. Se vjedhin dot Çamërinë, sado që të flasësh për të, sado të përbetohesh për të. Pas një viti që u krye ai turp, siç ishin zgjedhjet, pasojat janë këto. Ata tentuan të lënë jashtë Kuvendit PDIU. Jo vetëm për të patur tepsinë me veten, por u bë e qartë kur çështja çame nuk përfshihet në programin e qeverisë”, tha Idrizi.

Per ceshtjen came

Cështja came zgjidhet me seriozisht kur keta zotërinj të njohin të vërtetën e historisë, edhe si këta që na kanë rënë në derë, pas 3 vjetësh sokëllima e morën vesh se ca ishte cështja came dhe dikush e dinte si grumbull katundesh, më është dashur tu mësoj historinë e camërisë politikanëve shqiptarë.

Diplomatët e sotëm të mavijosur të shohin me seriozitet këtë cësjtje, paka jonë duhet të jetë e përfaqësuar në Strasburg nga avokati i popullit.

Lekët që shoku Rama dhe zoti Basha i harxhuan për foto me Trump në Amerikë apo lobim patriotik që ti arrë me sy të mirë Amerika nuk janë pak të bëjnë lobim në SHBA për camërinë, për të rrëfyer në senat e kongres këtë tragjedi.

Nëse do kishin dy fije ndërgjegje kombëtare do ia kishin treguar botës me kohë këtë fatkeqësi të madhe,  por nuk e bëjnë se pushteti është interesi më i madh i tyre. Nuk na mundi Enveri, e jo më ta na mundin pinjollët e tij dhe fantazmat e hashashit.

Nuk kemi perballe vetme Greqine, por edhe sojin e squllur perballe Athines, atyre qe jane garipa kur jane ne Tirane, por vasale e te shitur ne Athine.

Per votat 

Askush nuk na ka falur asnje gote uje, ne qe e bejme nje here do e bejme prape Camerine te kumboje ne Kuvend. Disa madje krekohen me votat tona. PDIU mori me shume vota se asnjehere ne Tirane, po te numerohen ne do te kishin edhe 2 mandate ne Tirane, por mesazhi ishte te mos lejohej ne Tirane kryetari i cameve.

Ne favor te kujt shkuan votat qe na lane, qe jane vullnete njerezish, kur te gjithe e dine qe mandati i fundit shkoi per PS. Ky eshte kodi yne zgjedhor.

Kjo nuk do te thote se nuk kishim gabimet tone, zgjedhjet ne gjithe nivelet e PDIU nga kryetari deri ne fund te piramides se PDIU.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY