EMRAT/ Lushnjë, vidhnin në marketin ku punonin, përfundojnë në pranga dy të reja

Ndaje

Dy të reja janë arrestuar nga policia në Lushnjë për vjedhje në shuma të konsiderueshme lekësh më shumë se një herë në hipermarketin ku punonin.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetaset:

1. Sonila Gjoshi, 24 vjeçe, banuese në Lushnje.
2. Eriselda Manati, 28 vjeçe, banuese në Lushnje.

Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë pasi duke punuar si shitëse në rrjetin e Hipermarketeve dhe konkretisht në Hipermarketin nr.2 në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh në kasë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” më shumë se njëherë parashikuar nga Nenet 135 e 50 gërma “h” të Kodit Penal.

Loading...

Leni një përgjigje