DETAJE/ Xhuljana Çuni shkonte në provimin e maturës, e kishte denoncuar 4...

DETAJE/ Xhuljana Çuni shkonte në provimin e maturës, e kishte denoncuar 4 herë vrasësin Xhafer Mata

709
0
Shares

Xhuliana Cuni ishte maturante në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë. Mëngjesin e sotëm ajo kishte dalë në orën 08:00 për të shkuar në provimin e maturës së Gjuhë-Letersisë. Vetëm pak metra larg shtëpisë së saj në zonën e “Don Boskos”, i kishte zënë pritë Xhafer Mata, 31 vjec me origjinë nga Kukësi dhe me banim në “Don Bosko”, Tiranë. Ai ka debatuar për pak minuta me 19-vjecaren dhe më pas e ka qëlluar me pistoletë pas shpine.

Ngjarja ka ndodhur në trotuar në rrugën kryesore të “Don Boskos” dhe është parë nga kalimtarë të rastit dhe kliente të një bar-kafeje përbri rrugës. Sipas dëshmitarëve, 31 vjecari pasi e ka parë se është gjallë është rikthyer dhe e ka qëlluar sërish derisa e reja ka dhënë shpirt. Më pas ai ai ka dalë në anën tjetër të rrugës ka qendruar mes pemëve dhe është degjuar krisma e tretë. Ai kishte qëlluar veten me pistoletë në kokë, ndërsa vdiq një orë më pas në spital.

Asnjë prej të afërmeve të tyre nuk ka folur deri më tani për krimin e rëndë që në media cilësohet “krim pasioni”.

Shtëpitë e dy viktimave janë fare pranë njëri-tjetrit. Prej më shumë se 5 muajsh nga tetori e deri në fund të shkurit 2018, e ndjera Xhuljeta Çuni punonte në një market në “Don Bosko”.
Kastrioti pronari i subjektit privat pohoi jashtë kamerave se, 19 vjeçarja i kishte kërkuar që të largohej nga puna, pasi duhet të mësonte për provimet e matures. Por ai shtoi se këtë të hënë gjimanzistja e shkollës “Qemal Stafa” i kishte kërkuar që të rikthehej përsëri në punë, pasi të kishte mbyllur provimet maturës.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor pohohet se, 31-vjeçari Xhafer Mata ishte divorcuar në janar të vitit 2018 nga bashkëshortja, ndërsa ka dhe një fëmijë të vogël 1 vjeç. Sipas publikimeve që vetë ai ka bërë në rrjetet sociale, ishte diplomuar në prill të këtij viti në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike për Logjistikë Prodhim. Por fqinjët e tij kanë treguar se Mata punonte si mekanik në një autoservis jo larg shtëpisë së tij.

Sakaq nuk dihet saktë nëse Xhuliana dhe Xhaferi kishin konsumuar një lidhje intime mes tyre, apo ka qenë thjesht fiksimi i tij për vajzën 12 vite më të re që i mori jetën. Sipas fqinjëve ai e ndalonte çdo ditë në rrugë, pasi ajo kohët e fundit nuk kishte pranuar të shoqërohej më me 31 vjecarin. Po kështu burime të sigurta nga policia thanë se Xhuliana kishte denoncuar 4 herë në polici për përndjekjen që i bënte 31 vjecari nga Kukësi. Ai kishte premtuar se nuk e bezdiste më dhe policia e kishte lënë të lirë, duke mos kryer asnjë veprim për parandalimin e tragjedisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY