Skandalizohet gazetarja e DW, ministrja e Ramës i vë kushte: Mos më...

Skandalizohet gazetarja e DW, ministrja e Ramës i vë kushte: Mos më pyet për Tahirin e Xhafajn

353
0
Shares

Gazetarja e Deutsche Welle, Anila Shuka, me një postim në Facebook, ka shkruar për reagimin e fundit që ka marrë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, pas një kërkese

Shuka shkruan se ministrja e drejtësisë i kishte vendosur kushte që gjatë intervistës, të mos e pyeste për Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahirin.

Lexo edhe:

Topollaj: Vendimi e rritjes së çmimit të ujit në Tiranë është i pavlefshëm

E revoltuar Shuka shkruan se sa e çuditshme është Reforma në  Drejtësi në këtë vend.

Sipas saj, gazetarja nuk mund të pranonte kushtin e ministres për të mos e ushtruar këtë pyetje, pasi do të shkelte etikën e gazetarit.

‘Për fat të keq, ministrja paskësh pasur përfytyrime të tjera për intervistën, dhe tha se mund të jepte intervistë vetëm nëse nuk do ta pyesja për dy personat ne fjalë. Do të ishte shkelje e etikës gazetareske ta pranoja këtë kusht’, shkruan gazetarja.

Postimi i gazetares Anila Shuka në “Facebook”

Anila Shuka

Sa e besueshme është reforma e gjyqësorit në Shqipëri, pra Vettingu, po të kemi parasysh rastet tejet të çuditshme të Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit?

Këtë pyetje doja t’ia shtroja ministres së Drejtësisë, në një intervistë që kishim lënë për dje pasdite.

Për fat të keq, ministrja paskësh pasur përfytyrime të tjera për intervistën, dhe tha se mund të jepte intervistë vetëm nëse nuk do ta pyesja për dy personat ne fjalë.

Do të ishte shkelje e etikës gazetareske ta pranoja këtë kusht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY