DETAJE & FOTO/ Dibër, krimi në familje, djali dje erdhi nga Anglia,...

DETAJE & FOTO/ Dibër, krimi në familje, djali dje erdhi nga Anglia, sot vrau prindërit

588
0
Shares

Një krim i rëndë ka tronditur mesditën e sotme Dibrën dhe mbarë opinionin publik.

Një i ri ka vrarë babanë dhe nënën e tij.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e ‘Llixhave’ në Peshkopi.

Nga të dhënat e para është zbuluar se autori i krimit kishte ardhur dje nga Anglia.

Qemal Sela ka qëlluar duke vrarë babanë e tij, Flamur Sela dhe nënën Zeqime Sela.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e kësaj tragjedie.

Informacion paraprak i Policisë

Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje.

Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit : Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje, familjare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY