Rritet interesi për Universitetin e Kamzës ,rreth 17 mijë maturantë kanë aplikuar

Rritet interesi për Universitetin e Kamzës ,rreth 17 mijë maturantë kanë aplikuar

225
0
Shares

Universiteti Bujqësor i Tiranës trajtohej disa vite më parë si i dorës së dytë, kush nuk fitonte Drejtësi, Mjekësi apo Ekonomik drejtohej në Kamëz. Por sot kjo ka ndryshuar.

“Vjet konkurruan 17 mijë maturantë për t’u zgjedhur 1550 prej tyre”, shprehet Remzi Keco, zv/rektor për mësimin dhe kurrikulat.

Degët ekonomi dhe agrobiznes për disa vite njohën një lloj stanjacioni, por tani: “Fakulteti më i kërkuar është i ekonomisë dhe agrobiznesit si dhe veterinaria”.

Por ka edhe një degë që ka njohur 5-fishim të studentëve.

“Mbrojtje bimësh. Ishte 42 dhe tani frekuentohet nga 200 studentë”, thotë Keco.

Po ku drejtohet një student i diplomuar në Kamëz?

“Nga dyert e fermës deri tek tryeza jonë është një rrugë e gjatë, ku në çdo segment qëndron profesionist që del nga ky universitet. Profesionistët drejtohen drejt aktorëve të sistemit të agrobiznesit, impute, plehra bujqësore, makineri bujqësore pesticide, farmaci bujqësore, industri agroushqimore, ferma, bujqësore blegtorale, akuakultura”, thotë zëvendësrektori.

Studentët duket se i kanë idetë e qarta ende pa mbaruar shkollën.

“Unë vij nga Zharrëza e Fierit ku ka shumë ndotje nga kompanitë që kërkojnë naftë. Do iki jashtë, këtu asgjë nuk është e sigurt. Unë do të kthehem pas specializimit”, thotë studentët.

Në bisedë studentët evidentuan edhe një problematikë që i shqetëson në përditshmërinë e tyre.

“Kartat e studentit nuk jemi pajisur ende. Një abone e blejmë 16 mijë lekë, ndërkohë me kartë blihet 6 mijë lekë. Nuk kemi lehtësira nëpër aktivitete si kinema muze, teatër”, shprehen studentët.

Zëvendësrektori Remzi Keco tha se UBT-ja është në proces për instalimin e logjistikës për pajisjen e studentëve me kartë. Kjo pritet të ndodhë brenda 2018, duke u bërë universiteti i parë që e realizon procesin e shumëpritur./Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY