Bushati takon homologun japonez, diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Bushati takon homologun japonez, diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

51
0
Shares

Thellimi i bashkëpunimit mes Japonisë dhe Shqipërisë ishin kryefjala e takimit të ministrit Ditmir Bushati me homologun e tij japonez Taro Kono.

Të dy ministrat e konsideruan çeljen e Ambasadës së Japonisë në Tiranë, si shprehje të vullnetit politik të qeverisë japoneze për forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Nga ana e tij ministri Bushati falenderoi qeverinë japoneze si një nga mbështetëset më të rëndësishëm të vendit në 27 vitet e fundit nëpërmjet projekteve konkrete për zhvillimin e reformave shtet-ndërtuese dhe ekonomike.

Bushati theksoi se përmes kësaj nisme, Japonia do të kontribuojë në transformimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të rajonit, përfshirë Shqipërinë. Ministri i jashtëm zhvilloi një takim edhe me kryetarin e grupit parlamentar të miqësisë Japoni-Shqipëri, Hiroshi Hase dhe parlamentarë të tjerë./v-plus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY