Kombëtarja shqiptare vazhdon humbjet,turpërohet keq nga Ukraina

Kombëtarja shqiptare vazhdon humbjet,turpërohet keq nga Ukraina

80
0
Shares

Vazhdon ecuria negative e kombëtares shqiptare të futbollit. Pas humbjes së pak ditëve më parë përballë Kosovës, djemtë e drejtuar nga Christian Panucci nuk arritën të ngrinin krye as përballë Ukrainës, duke u mposhtur me shifrat 4-1.

Një 90 minutësh që vendosi dhe njëherë në pah gabimet në mbrojtjen kuqezi, pasi Yarmolenko dy herë dhe Konoplyanka arritën të tundin rrjetën, duke e mbyllur fraksionin e parë në shifrat 3-0.

Në fundin e takimit, kombëtarja kuqezi dha sinjale të mira, pasi arriti të gjej rrjetën me Emanuele Ndoj, që u shënoi dhe golin e parë me fanellën e kombëtares A.

Megjithatë, “show” i ukrainasve nuk kishte përfunduar pasi vetëm pak sekonda më pas, Konoplyanka shënoi dhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Ukrainën, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 4-1.

Ky ishte testi i fundit për Shqipërinë përpara pjesëmarrjes në Ligën e Kombeve, kompeticion i ri nga FIFA që ngre siparin për herë të parë në muajin tetor të këtij viti./ON

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY