EKONOMI/“Taksa 3 % kaloi pa transparencë”

EKONOMI/“Taksa 3 % kaloi pa transparencë”

60
0
Shares

Ligji që i merr me detyrim ndërtuesit të paktën 3 % të objektit për t’ia kaluar shtresave në nevojë është miratuar në mungesë të plotë transparence nga ana e komisionit përgjegjës, ai i çështjeve sociale. Petrit Vasili kryetari i këtij komisioni tregon se mbledhja finale është zhvilluar nga nënkryetarja Elisa Spiropali, pa vënë në dijeni asnjë nga deputet e opozitës.

 

“Nuk e kam drejtuar unë atë mbledhje. Kanë qenë ditët kur jepej rekomandimi për hapjen e negociatave. Një pjesë e deputeteve anëtarë të komisionit tonë ishin pjesë e komisionit të integrimit. Por nënkryetarja mblodhi disa prej deputeteve të mazhorancës dhe miratoi këtë katrahurë, që është antikushtetuese, pasi i rrëmben pronën dikujt për t’ja dhënë dikujt tjetër”- shprehet Vasili. 

 

Në fakt kalvari i këtij ligji ka kaluar në disa etapa dhe ka zgjatur disa muaj, pasi ai u bllokua për një kohë të gjatë në Komisionin e Ligjeve dhe më pas në atë të Çështjeve Sociale.

 

“Varianti fillestar i ligjit ishte për 2.5 % të objektit. Nuk pati asnjë reflektim as nga ministria përgjegjëse edhe pse ligji u rikthyer për rishqyrtim. Në variantin final që erdhi në komision ishte bërë 3 %. Kërkuam shpjegime se pse ky ndryshim në një kohë që taksa e infrastrukturës u rrit ndjeshëm kohë më parë, me synim që një pjesë e saj të kalonte për shtresat në nevojë, por nuk patëm asnjë përgjigje”.

 

Për kreun e këtij komisioni, ligji është antikushtetues.

 

“Përsëris qëndrimin tim që kjo është një takse e re për të gjithë shqiptarët. Madje terminologjia e përdorur në ligj si “dhurim” është qesharake, pasi nuk mund të quhet dhurim, në një kohë kur nëse  ndërtuesi refuzon ta japë këtë sasi sipërfaqeje, nuk i jepet leja e ndërtimit nga bashkia.”

 

Mbi këtë ligj reagoi fortë i gjithë komuniteti i biznesit, i cili jo vetëm e konsideron atë si një rritje të kostove në sektorin e ndërtimit, por efekti që ai do të japë është bllokimi i tregut. Çmimet parashikohen të rriten ndjeshëm me këtë taksë të re, çka pritet të sjellë një paralizim të shitjeve të apartamenteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY