CERRIK/Uji i pijshëm mungon prej kohësh ,qeveritarët vjedhin fondet

CERRIK/Uji i pijshëm mungon prej kohësh ,qeveritarët vjedhin fondet

52
0
Shares

Në lagjen Fermë të Cërrikut mungon uji i pijshëm prej shumë kohësh.

Banorët thonë se investimet bëhen sa për sy e faqe dhe ndërkohë paratë përfundojnë në xhepat e pushtetarëve, ndërsa në rubineta nuk ka asnjë pikë ujë. Edhe pse e kanë shprehur disa herë shqetësimin e tyre, asnjë përgjigje nuk i është dhënë banorëve të kësaj zone, për të cilët jetesa është bërë e pamundur.

“Dy ditë ka, tre ditë nuk ka. Lekët i paguajmë, por ujë nuk kemi”, thonë banorët.
Në gjendje edhe më skandaloze paraqiten kanalizimet e ujrave të zeza, të cilat derdhen në një kanal të hapur në mes të lagjes. Sipas banorëve, ky kanal është burim sëmundjesh, ku fëmijët luajnë gjithë ditën.

“Ujërat e zeza i kemi në ambient të hapur. Është lemeri për fëmijët”, deklarojnë banorët.
Mungesa e investimeve ka bërë që banorët të largohen. Të vetmit që kanë mbetur janë familjet më të varfra, të cilat në pamundësi të një zgjidhjeje tjetër, vazhdojnë të kërcënojnë me mospjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY