Flet avokati i Mosisi Habilajt/”Ne qeli erdhën edhe prokurorët shqiptarë”

Flet avokati i Mosisi Habilajt/”Ne qeli erdhën edhe prokurorët shqiptarë”

98
0
Shares

Ekskluzivisht për Ora News avokati i ri i Mosi Habilajt, Maria Caterina Caltabiana, ka zbardhur disa nga detajet e seancës së parë gjyqësore të gjyqit të Habilajve zhvilluar një ditë më parë në Katania.

Ora News është interesuar mbi vërtetësinë e marrjes në pyetje të Moisi Habilajve nga prokurorët shqiptarë, motivet e kësaj kërkese nga prokurorët shqiptarë, linjën mbrojtëse të avokatëve e ecurinë e praktikës së punës të këtij procesi në të ardhmen.

Maria Caterina Caltabiano:  Siç e dini, procesi për të cilin është arrestuar Habilaj Mosi ka nisur dje më datë 31 05.2018.

Në këtë seancë u trajtuan çështjet paraprake dhe u parapri zgjedhja e ritit të gjykimit.

Seanca gjyqësore u shty për në datën 26 shtator 2018 kur Prokurori Publik italian do të bëj kërkesat e tij të dënimit.

Në seancat e mëvonshme do të zhvillohen diskutimet e palës mbrojtëse të të gjithë të dënuarve.

Është e vërtetë që z. Habilaj është marrë në pyetje nga prokurorët shqiptarë më datë 30 maj për hetime që varen (kanë të bëjnë) në Shqipëri, por e vërtetë është që kjo marrje në pyetje për vullnetin tim si avokat u bë pjesë e procesit gjyqësor italian.

Nuk mund të zbuloj përmbajtjen e marrjes në pyetje pasi është një akt hetimor i mbuluar ende nga sekreti i hetimit.

Sa i takon linjës mbrojtëse ndaj klientit tim, nuk mund t’ju them asgjë paraprakisht pasi gjithçka do varet nga rindërtimi i fakteve nga Prokurori Publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY