VIDEO/Publikohen pamjet e grabitjes së farmacisë në Tiranë

VIDEO/Publikohen pamjet e grabitjes së farmacisë në Tiranë

144
0
Shares

News 24 ka siguruar një video ku shihet momenti i grabitjes së farmacisë në një qendër tregtare në Tiranë.

Në pamjet në fjalë, shihet se si 17-vjeçari Romario Noku hyn në farmaci dhe kërcënon me thikë punonjësen.

Po ashtu shihet se si kjo e fundit i bindet kërcënimeve të tij dhe i jep shumën ditore, madje edhe lekët që ka në portofolin e saj.

NJOFTIMI I POLICISE

Nën kërcënimin e një thike i vjedh xhiron ditore punonjëses së një farmacie. Kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga shërbimet e policisë. Më datë 31.05.2018 Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 arrestuan shtetasin:

– R. N. 17 vjeç, banues në Tiranë

Brenda një qendre tregtare, shtetasi R.N i ka vjedhur nën kërcënimin e një thike xhiron ditore të farmacisë, shtetases A. R., rreth 27 vjeçe (me detyrë punonjëse farmacie). Menjëherë pasi ky shtetas është larguar nga vendi i ngjarjes me sasinë e vjedhur të lekëve është njoftuar policia dhe falë reagimit të shpejt dhe në kohë rekord të shërbimeve të policisë është bërë kapja e këtij shtetasi rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes. Materialet do t’i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit R. N., për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY