DETAJE/ Pogradec, përdhunoi dhe la shtatzëne minorenen 15-vjeçare, fqinji 55-vjeçar “ia hedh”...

DETAJE/ Pogradec, përdhunoi dhe la shtatzëne minorenen 15-vjeçare, fqinji 55-vjeçar “ia hedh” vetëm me 4 vjet e 8 muaj burg

88
0
Shares
Ligor Biba

Gjykata e Korçës ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, 55-vjeçarin që ka përdhunuar të miturën në Korçë.

Prokuroria kërkoi 8 vite burg për Ligor Biba, që përdhunoi fqinjën 15-vjeçare, ndërsa gjykata vendosi të dënojë me 7 vite burg.

Biba ka pranuar fajësinë për ngjarjen, pas analizës se ADN-së, duke përfituar uljen e 1/3 se dënimit, si pasoje e aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Përfundimisht Ligor Biba, do te vuaje dënimin prej 4 vjet e 8 muaj burg.

Analiza e ADN-së së foshnjës së 15-vjeçares në fshatin Velçan të Pogradecit nxori se pretendimi i të miturës se i ati i fëmijës ishte fqinji i saj , ishte i saktë.

Përgjigja e ADN-së doli disa muaj pas ngjarjes, që tronditi familjarët e të miturës dhe tashmë ajo i është bashkangjitur dosjes së Gjykatës. Ngjarja u zbulua tetorin e vitit të kaluar kur një 15-vjeçare e shoqëruar nga prindërit denoncoi se ishte abuzuar seksualisht nga një 55-vjeçar, banor i fshatit Velçan.

Situata ishte edhe më e rëndë pasi vajza, nxënëse e klasës së 9-të, ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Ndërsa vetë vajza identifikoi fqinjin e saj si personin përgjegjës për këtë ngjarje, vetë autori i dyshuar Ligor Biba, por edhe familjarët e tij, e përjashtuan mundësinë që ai të kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pak muaj pasi foshnja ka ardhur në jetë, ADN-ja ka vërtetuar atësinë e 55-vjeçarit e nga ana tjetër kjo është prova që pritet të hedhë poshtë të gjithë pretendimin e tij para drejtësisë se nuk kishte gisht në përdhunimin e 15-vjeçares.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY