Real Madrid dhe Barcelona në garë për mesfushorin e Juventusit

Real Madrid dhe Barcelona në garë për mesfushorin e Juventusit

54
0
Shares

“El Clasico” do të lëre fushën për pak kohë dhe do të zhvendoset në merkato. Kampionët në fuqi të Evropës, Reali i Madridit dhe kampionët e La Liga, Barcelona kanë shfaqur interes për të nënshkruar me mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic.

Sipas “Sky Sports”, Real Madrid e sheh Pjanicin si trashëgimtarin ideal të Luka Modric.

Pjanic ka një kontratë me bardhezijtë deri në qershor 2021, dhe një klauzolë prej 32 milion euro.

Ai flet shumë gjuhë dhe ka luajtur për Olympique Lyonnais përpara se të transferohej tek Roma në  vitin 2011.

Çmimi do të jetë më i lartë se 65 milionë euro nëse Juventusi janë të gatshëm ta lënë atë të largohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY