Dhuna ndaj Gazetarit/Basha:Rama nxit dhe mbron dhunën ndaj njerëzve të medias

Dhuna ndaj Gazetarit/Basha:Rama nxit dhe mbron dhunën ndaj njerëzve të medias

65
0
Shares

Kryetari i partisë Demokratike,Lulzim Basha, akuzon Kryeministrin Rama si njeriu i vetëm që nxit dhe mbron dhunën ndaj njerëzve të medias.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ai thekson se    “Edi Rama është sot pengesa kryesore e përparimit dhe integrimit europian të Shqipërisë.

POSTIMI I PLOTE I BASHES:

Qëndrimi i Edi Ramës për dhunën e policisë ndaj gazetarit Bledi Kasmi si çështje e brendshme që nuk meriton vëmendjen e medias ndërkombëtare është i dënueshëm dhe i rrezikshëm. Me këtë qëndrim, Edi Rama vetë-demaskohet si kryepushtetari që nxit dhe mbron dhunën ndaj njerëzve të medias. Paprekshmëria e jetës dhe lirisë së individit dhe liria e shprehjes janë vlera universale dhe themeli i sistemit demokratik perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Është e papranueshme jo vetëm për gazetarët dhe median e lirë shqiptare, jo vetëm për të drejtat e njeriut në Shqipëri, por edhe për aspiratën europiane të Shqipërisë të kemi një kryeministër të tillë që nuk ka lidhje me standartet minimale perëndimore por që ngjan si dy pika uji me autokratët injorantë dhe të dhunshëm të Lindjes. Edi Rama është sot pengesa kryesore e përparimit dhe integrimit europian të Shqipërisë.

Publiée par Lulzim Basha sur mardi 29 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY