EMRI & FOTO GALERI/ Elbasan, përplaset me makinën e Policisë dhe shpërthen...

EMRI & FOTO GALERI/ Elbasan, përplaset me makinën e Policisë dhe shpërthen në flakë, viktima digjet brenda

184
0
Shares

Një aksident tragjik ka ndodhur në Elbasan, pranë ish-Kombinatit Metalurgjik me pasojë një të vdekur, Aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka shpërthyer në flakë, duke u djegur bashkë me shoferin që ishte brenda.

Personi që u dogj brenda makinës së është Klodian Korançe, 24 vjeç, banor i Elbasanit.

Mjeti kishte qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë në rrugë kur drejtuesi e ka humbur kontrollin dhe ka goditur murin rrethues të një servisi anës rrugës, një makinë policie të parkuar dhe ka shpërthyer në flakë.

Policia e Elbasanit njoftoi se se më datë 28 maj 2018, rreth orës 01:50, në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, mjeti tip “Benz” me targa AA 325 EG, me drejtues shtetasin Klodian Korançe, banues në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, paraprakisht dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, mjeti ka shpërthyer dhe ka gjetur vdekjen drejtuesi i tij 24-vjeçar.

Grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje ku pritet të mbërrijnë ekspertë të specializuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin  e saktë të shkakut të daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY