FOTO & VIDEO/Dua Lipa gjen rezultatin e finales midis Real Madrid dhe...

FOTO & VIDEO/Dua Lipa gjen rezultatin e finales midis Real Madrid dhe Liverpul

113
0
Shares

Kanë mbetur edhe disa orë para fillimit të finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

Liverpool dhe Real Madrid do të takohen në Kievi të Ukrainës për trofeun të çmueshëm të ligës elitare evropiane për klube.

Shqiptarët kanë edhe një arsye më tepër për ta parë ndeshjen kryesore pasi që në ceremoninë e finales do të performojë Dua Lipa.

Kjo e fundit do të këndojë disa prej hiteve që ka sjell ndër vite, si “New Rules”, “New Love” dhe “IDGAF”.

Ajo ka dhënë edhe parashikimin e rezultatit final, ku ka pohuar se do të triumfojnë anglezët e Liverpoolit me rezultat 3-2 ndërsa edhe ju mund t’i dërgoni këngëtares rezultatin final të takimit përmes llogarisë së Ligës së Kampionëve në Instagram.

Theksojmë se qindra miliona njerëz pritet ta shikojnë takimin më të rëndësishëm të kësaj gare prestigjioze të kontinentit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY