Facebook rregulla të reja edhe për Shqipërinë, ja çfarë nuk duhet të...

Facebook rregulla të reja edhe për Shqipërinë, ja çfarë nuk duhet të bëni në vazhdim

198
0
Shares

Prej ditës së sotme ka hyrë në në fuqi Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR).

Rregulloja do të zbatohet në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe në Shqipëri.

25 maji shënon njëkohësisht, nisjen e funksionimit të Bordit Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave (EDPB).

Ky është organizmi më i lartë i BE që miraton aktet për mbikëqyrjen e zbatimit të unifikuar të Rregullores së Përgjithshme, në përputhje me nenet 63-76 të saj. Ky forum përbëhet nga titullarët e Autoriteteve kombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave të vendeve anëtare të BE dhe Supervizorit Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave (EDPS).

Ndërsa Komisioni Evropian merr pjesë në mbledhjet e Bordit, por pa të drejtë vote. Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është anëtare me statusin e vëzhguesit në këtë forum.

‘Në një botë ku të dhënat trajtohen si monedhë, të drejtat e qytetarëve shpesh janë neglizhuar apo lënë në harresë. Ne nuk duhet të harrojmë faktin se individët duan dhe kanë të drejtë të mbrojnë të dhënat e tyre personale’ – vlerësoi znj. Andrea Jenilek, presidentja e sapozgjedhur e Bordit, njëkohësisht edhe kreu i Autoritetit Austriak të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Ky organizëm do të nxisë bashkëpunimin efektiv mes Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe është i mandatuar të zgjidhë me vendime detyruese mosmarrëveshjet në rastet e përpunimit ndërkufitar të të dhënave.

Rregullorja per Mbrojtjen e te Dhenave Personale

Rregullorja e Përgjithshme sjell shumë risi dhe përmirësime në raport me Direktivën 95/46. Ky dokument ka si pika referimi transparencën, përgjegjshmërinë, sigurinë dhe etikën në përpunimin e të dhënave personale.

Ajo adreson problematika të verifikuara ndër vite nga procesi i përparimit të vrullshëm teknologjik, si pjesë e zhvillimit tërësor ekonomiko-social të këtyre vendeve dhe më gjerë. Rregullorja e Përgjithshme u jep qytetarëve kontroll mbi të dhënat e tyre, duke u garantuar një gamë të madhe shërbimesh, por, parashikon edhe forcimin e penaliteteve ndaj kontrolluesve, si masë parandaluese për shkeljet në këtë fushë. Rregullorja e Përgjithshme u miratua në prill të vitit 2016, së bashku me Direktivën për transferimin e të dhënave për qëllime të hetimit policor apo gjyqësor.

Rregullorja e Përgjithshme e BE dhe Konventa 108 e modernizuar e Këshillit të Evropës (ndryshimet u miratuan javën e kaluar) janë dy kolonat ku do të mbështet përafrimi i legjislacionit shqiptar në këtë fushë.

Zyra e Komisionerit në Shqipëri ka nisur procesin e adoptimit të këtyre dokumenteve në sistemin rregullator kombëtar, për të garantuar trajtim bashkëkohor të kësaj të drejte kushtetuese të qytetarëve shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY