EMRAT & FOTO/ Tiranë, aksidentohet për vdekje shefi i Gardës, arrestohet shoferi

EMRAT & FOTO/ Tiranë, aksidentohet për vdekje shefi i Gardës, arrestohet shoferi

408
0
Shares

Shefi i njësisë Operacionale të Gardës së Republikës është përplasur për vdekje nga një automjet. Aksidenti i rëndë ka ndodhur, pak pas mesnate pranë Kryeministrisë.

Martin Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e Gardës pranë Kryeministrisë, ka lëvizur në këmbë ku është përplasur për vdekje nga një automjet.

Sipas policisë është arrestuar 31-vjeçari Albert Memia, banues në Tropojë. I riu ka qenë duke udhëtar me shpejtësi të lartë në rrugën “Papa Gjon Pali i II”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës

Më datë 25. 05. 2018 shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin:

Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.

Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin Martin Nika 50 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY