Edi Paloka sarkazëm të rënde me Xhafën:Mos duhet më shumë se 5...

Edi Paloka sarkazëm të rënde me Xhafën:Mos duhet më shumë se 5 herë që të ‘quhet’?!

199
0
Shares

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili tha se nëse rezulton që audio-përgjimi të jetë i vërtetë ai do të japë dorëheqjen.

Paloka shkruan se Xhafaj në të paktën 4 herë ka marrë në mbrojtje të vëllain e tij, Agron Xhafaj, ndërsa tani thotë se po u kap për herë të pestë atëherë ‘quhet’.

POSTIMI I EDI PALOKES:

E mbani mend ate barcaleten qe perfundon me pyetjen “Po me tre here a behesh…?”

Fatmir Xhafaj paska deklaruar qe ne se vertetohet se ne audiopergjim eshte i vellai, atehere ai do te jap doreheqjen nga minister”

Kur PD denoncoi per here te pare faktin qe Agron Xhafaj ishte i denuar si trafikant droge Fatmiri e mohoi.

Kur doli vendimi i gjykates se Kasacionit ne Itali , Fatmir Xhafaj heshti per faktin qe Agroni , nuk kishte bere asnje dite nga denimi i tij, i strehuar ne folene mafioze te Fatmirit.

Me pas u zbulua se Fatmiri kishte fallsifikuar dhe Kodin Penal per te mbrojtur te vellain trafikant, por ai prape e mohoi me “dinjitet”.

Kur doli pergjimi qe vertetoi se Agroni jo vetem kishte qene por edhe vazhdonte te ishte kapo i trafikut ne Vlore, Fatmiri nxitoi ta largonte nga Shqiperia pikerisht me shpresen se do fshihte kete te vertete.

Sot deklaroi se po u kap dhe per here te peste, atehere “quhet”…

Neser protestojme qe mos i shohim e mos i degjojme me shpifurinat e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY