Arben Ristani: Qeveria drejtohet nga krimi, nuk është rastësi që Xhafaj është...

Arben Ristani: Qeveria drejtohet nga krimi, nuk është rastësi që Xhafaj është ministër i brendshem

78
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka folur për protestën e së shtunës dhe nuk ka lënë pa përmendur dy ministrat e brendshëm duke thënë se nuk është rastësi që pas Saimir Tahirit u vu Fatmir Xhafaj.

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Ristani deklaroi se kjo qeveri është e lidhur me krimin, dhe emrat e ministrave diktohen nga kartelet e drogës.

‘Lidhjet e ministrit Xhafa me situatën konkrete me vëllain e tij që është i dënuar për trafik droge nuk vjen si rrufeja në qiell t hapur, vjen pas një 4 vjeçari të këtij shteti nga rilindja, e cila solli në pushtet krimin dhe kriminelët. Ata sollën në parlament trafikantë dhe vrasës, vunë në krye të bashkive përdhunues, vunë në krye të policisë bashkëpunëtorë të trafikantëve. Kështu që në këtë rrjedhë ajo që është më e besueshme është që këtë qeveri e drejtojnë kartelet e drogës, të cilat diktojnë emrat e ministrave të Brendshëm. Nuk është rastësi që pas Saimir Tahirit vihet një ministër tjetër i cili ka të vëllain të lidhur me krimin’, theksoi Ristani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY