VIDEO & DETAJE/ Durrës, ja zyra e cilit prokuror u bastis, dyshohet...

VIDEO & DETAJE/ Durrës, ja zyra e cilit prokuror u bastis, dyshohet se u morën dokumente të dosjes së Ishmit

78
0
Shares

Dosjet hetimore që kanë të bëjnë me tjetërsimin e pronave në Ishëm ku janë të përfshirë ish-zyrtarë, dyshohet se janë vjedhur gjatë grabitjes së natës së kaluar në Prokurorinë e Durrësit. Për pasojë, mësohet se nuk janë dëmtuar dyert e jashtme të prokurorisë por të zyrës së prokurorit Afrim Shehu, i cili ka disa dosje nën hetim, një prej të cilave ajo e Ishmit ku u arrestuan zyrtarë të lartë për tjetërsim pronash dhe kontrata qiraje të plazhit (ish-kreu i komunës). Po kështu edhe zyra e një oficeri të policisë gjyqësore.

Në Prokurori kanë mbërritur të gjithë prokurorët, të cilët kanë mbetur të habitur pasi në dyert kryesore nuk ka shenja dhune. Dyshohet se autorët janë futur nga kabina elektrike që ndodhet pas prokurorisë dhe më pas kanë kaluar në dritaret e tualetit të objektit. Vjedhja ka ndodhur në zyrat e katit të katërt dhe të pestë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shefi i komisariatit të Durrësit Saimir Duro që po bën inventarin dhe ka pyetur prokurorët se çfarë mungon. Në organin e akuzës së qytetit të Durrësit, ka një numër të madh efektivësh policie.

Drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella e emëruar disa ditë më parë nga kryeprokurorja Arta Marku i duhet të zbardhë tashmë dy vjedhje të ndodhur brenda majit për të rikthyer besimin e prokurorëve dhe qytetarëve tek institucioni që drejton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY