EMRAT/ Vlorë, arratisja spektakolare, ndalohen dy gardianë

EMRAT/ Vlorë, arratisja spektakolare, ndalohen dy gardianë

85
0
Shares

Dy gardianë të paraburgimit të Vlorës u ndaluan pas arratisjes se bujshme dje të të dënuarit Mikel Kasa nga gjykata. Fillimisht policia shoqëroi tre gardianë, por pas verifikimeve u ndaluan vetëm Gjolek Hodaj dhe Granit Zani.

Të dy këta punonjës të Burgjeve akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhura për të siguruar të arrestuarin. Mikel Kasa 28 vjeç, i akuzuar për pengmarrje, arriti të arratisej nga salla e gjyqit në mënyrë spektakolare.

Ai ishte në pritje të vendimit me gjykim të shkurtuar dhe u dënua me 3.4 vite burg, kur iku në mënyrë spektakolare nga salla e gjyqit. Megjithëse policia ka kontrolluar disa banesa dhe ambiente, ku dyshohet se mund të ndodhej i fshehur i arratisuri Kasa, ende nuk ka rezultate për gjetjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY