Deputeti i PD-së: Rezoluta e PS-së për Integrimin, tekst me furçë e...

Deputeti i PD-së: Rezoluta e PS-së për Integrimin, tekst me furçë e bojëra për të hequr vëmendjen nga vëllezërit Xhafaj

81
0
Shares

Rezoluta e PS-së për integrimin, tekst me furcë e bojëra për të hequr vëmendjen nga vëllezërit Agron dhe Fatmir Xhafaj.

Kështu e ka komentuar deputeti i PD-së, Genc Pollo, Rezolutën për Integrimin Europian që Partia Socialiste, sipas tij, vetë e hartoi dhe e vetë e votoi.

Sipas Pollos, nëse qeveria dhe Edi Rama do të donte një Rezolutë konsensuale atëherë do të lejonte që teksti i PS, të shqyrtohej në Komisionin e Integrimit Europian dhe në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dy organe përgjegjëse të Kuvendit.

Deklarata e plotë e deputetit të Partisë Demokratike, Genc Pollo

Rezoluta për Integrimin Europian që Partia Socialiste vetë e hartoi dhe e vetë e votoi, ishte një tekst plotë furçe dhe bojëra për makiazhin e fytyrës së qeverisë.

Nëse qeveria dhe Edi Rama do të donte një Rezolutë konsensuale atëherë do të lejonte që teksti i Partisë Socialiste normalisht, siç është vepruar gjithmonë, të shqyrtohej në Komisionin e Integrimit Europian.

Madje edhe në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dy organe përgjegjëse të Kuvendit, për raportet me Bashkimin Europian dhe kështu është vepruar gjithmonë përmes diskutimeve, kompromiseve, është arritur pothuajse gjithmonë një tekst i përbashkët i cili është votuar konsensualisht.

Siç u arrit edhe deklarata me deputetët e Parlamentit Europian në shkurt të këtij viti.

Por qeveria nuk e do këtë dhe Edi Ramës ai Projekt-Rezolutë me furçe me bojëra i duhet vetëm për të hequr vëmendjen nga Agron Xhafaj dhe nga i vëllai i tij, që rri, i vdekur i pakallur, në postin e Ministrit.

Rruga për të korrigjuar këtë zullum dhe rruga për të korrigjuar shumë zullume të tjera dhe rruga për një Shqipëri Europiane është protesta e madhe e gjerë popullore.

Këtë të shtunë në orën 11.00 në sheshin qëndror të Tiranës.

Ju faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY