Vangjush Dako i lidhur me krimin – Gjykata rrëzon padinë ndaj Lulzim...

Vangjush Dako i lidhur me krimin – Gjykata rrëzon padinë ndaj Lulzim Bashës

67
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, bërë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Dakoi e paditi Bashën për shpifje duke kërkuar dëmshpërblim.

Dako e paditi Bashën pas akuzave të kreut demokrat sipas të cilit kryebashkiaku i Durrësit ishte i lidhur me krimin.

“Kam vendosur ta çoj në gjyq Lulëzim Bashën, si një shpifës profesionist që e ka kaluar cakun e tolerancës time. Ky njeri që gënjen sy për sy kë t’i dalë përpara, një i paaftë që si kryetar bashkie la kokrrën e namit me paaftësinë e me gënjeshtrat e tij dhe si kryetar i opozitës e ka bërë qesharake Partinë Demokratike, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për shumë gjëra. Por nëse për ato të rëndat fare me dëme ekonomike kolosale, do t’i japë patjetër përgjigjet e veta përballë institucioneve të reja të reformës në drejtësi që ai po bën çmos ta bllokojë, me mua do të përballet e do të përgjigjet përpara gjykatës për shpifjet e tij prej mashtruesi profesionist”, pat deklaruar Dako rreth 5 muaj më parë kur bëri padinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY