EMRI/ Arrestohet administratori mashtrues i një spitali privat, viktima dhjetëra individë dhe...

EMRI/ Arrestohet administratori mashtrues i një spitali privat, viktima dhjetëra individë dhe 4 banka

93
0
Shares

Lefter Sulkaj, ish-administrator i një spitali privat në Tiranë u arrestua nga Policia. Ai ishte shpallur person në kërkim për mashtrim të dhjetëra personave dhe 4 bankave të nivelit të dytë dhe ishte dënuar me burg. Sulkaj u merrte shuma të mëdha parash dhe premtonte se do t’i bënte aksionerë në biznesin e tij.

Policia e Tiranës njoftoi se “nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar u ndalua shtetasi në kërkim Lefter Sulkaj, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për veprën penale ‘Mashtrimi’, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY