DETAJE/ Durrës, plagosja e të riut, ja kush janë tre autorët e...

DETAJE/ Durrës, plagosja e të riut, ja kush janë tre autorët e shpallur në kërkim

123
0
Shares

Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para zyrtare, për plagosjen e sotme me thikë, të një të riu.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se, sot, rreth orës  14:00, në lagjen Nr. 18, Durrës është plagosur me thikë E. M.  20 vjeç,  banues  në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Më të martë njoftim është ngritur grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasit G. Gj., 18 vjeç, G. R.., 17 vjeç dhe A. Ll., 46 vjeç, banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim.

Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY