Denoncuesit e dhunës në familje do të përfitojnë mbështetje gjyqësore falas

Denoncuesit e dhunës në familje do të përfitojnë mbështetje gjyqësore falas

53
0
Shares

Denoncuesit e dhunës në familje apo kërkuesit e urdhrave të mbrojtjes do të përfitojnë avokat falas, si dhe strehim pas gjyqit.

Sipas projektligjit më të ri, të dërguar në Kuvend, kërkuesi i UMM/UM-s ë (urdhri mbrojtjes i menjëhershëm) dhe mbajtësi i UPMM-së shkarkohen nga të  gjitha detyrimet e taksave e të tarifave gjyqësore, të shërbimeve përmbarimore shtetërore ose private, të shërbimeve për aktet e ekspertimit psiko-social, të ekspertimit mjeko-ligjor, të ekspertimit për vlerësimin e rrezikut të dhunës në familje ose të ndonjë akti ekspertimi tjetër, si dhe për  pajisjen me provat e nevojshme. Pas lëshimit të UMM/UM-së, shpenzimet  gjyqësore i ngarkohen palës që ka ushtruar dhunë në familje, përcaktohet në ligj,

Ndryshimet në ligj parashikojnë rritjen e mbështetjes së kualifikuar gjyqësore falas për viktimat e dhunës në familje. Sipas shpjegimit në relacion, neni 10 i projektligjit sjell ndryshime në pikat 3, 4 dhe 5 të nenit 14 të ligjit ekzistues,  me  qëllim  përmirësimin  e  mbështetjes  me  ndihmë  ligjore  të kualifikuar  për  viktimat  e  dhunës  në  familje,  eliminimin  e  çdo  shpenzimi paraprak për personin e dhunuar, si edhe masa për të siguruar gjykimin në një afat të shpejtë.

Duke  iu  referuar  statistikave të Gjykatës, vetëm  në  9  muajt  e  parë  të  vitit  2017  janë

regjistruar mbi 3400 denoncime për dhunë në familje, nga të cilat 1940 kërkesa u  regjistruan  për  urdhër  mbrojtjeje.  11  persona,  8  prej  të  cilëve  gra, bashkëshorte, nëna kanë humbur jetën

Projektligji  “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar pritet që të nisë diskutimin në seancat përkatëse parlamentare.

Sipas relacionit, ky projektligj sjell shpenzime buxhetore, për shkak se parashikon detyrime të  reja institucionale për mbrojtjen dhe strehimin e viktimave, si dhe për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë fushë, por nuk e specifikon ngarkesën në buxhet.

Sipas relacionit të dërguar në Kuvend,  Projektligji hartohet në përputhje me qëllimin strategjik “Zvogëlimi i dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”, Objektivi 3.3.1 “Përmirësimi i kuadrit ligjor në lidhje me dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje” të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2016-2020 /Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY