Të drejtat e njeriut, Bushati takohet me Dunja Mijatović

Të drejtat e njeriut, Bushati takohet me Dunja Mijatović

81
0
Shares

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Komisioneren e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Znj. Dunja Mijatović. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Komisioneres Mijatović në Shqipëri, e cila është vizita e saj e parë në vendin tonë, pas marrjes së detyrës. Qëllimi i kësaj vizite janë aksesi në drejtësi, të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Ministri Bushati e uroi Komisioneren Mijatović për zgjedhjen në postin e Komisionerit të KiE-së për të Drejtat e Njeriut, si gruaja e parë në këtë post dhe Komisioneri i parë nga Rajoni. Ministri Bushati theksoi angazhimet e Shqipërisë në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut, në kuadër të veprimtarisë se organizatave ndërkombëtare, posaçërisht edhe te Këshillit te Evropës, por edhe si pjese e angazhimeve për hapjen e bisedimeve me BE. Mbrojta e të drejtave të fëmijëve, e grave, lufta kundër dhunës në familje, janë angazhime jo vetëm te Qeverise shqiptare, por edhe të gjithë shoqërisë, nënvizoi Ministri Bushati.

Komisionerja Mijatovic, përshëndeti Shqipërinë për hapat e bere në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, veçanërisht, të fëmijëve dhe grave, por edhe të personave teë tjerë në nevojë duke nxitur bashkëpunimin midis Qeverise dhe përfaqësuesve të këtyre shtresave, si edhe shoqërisë civile, në përgjithësi.

Ky është një dimension i rëndësishëm i veprimtarisë së Këshillit të Evropës, ku do të jetë e përqendruar edhe puna e Komisionerit për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut, tha znj. Mijatovic. Unë besoj në bashkëpunimin e frytshëm edhe të vazhdueshëm midis Shqipërisë dhe Zyres së Komisionerit në këtë drejtim, u shpreh ajo.

Komisionerja për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të KiE do të ketë takime në ditët neë vijim edhe me anëtarë të tjerë të Kabinetit Qeveritar, me përfaqësues të shoqërisë civile si dhe të shoqatave dhe institucioneve që trajtojnë këto shtresa vulnerable.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY