NEGOCIATAT/ Eurokomisioneri për Zgjerim, Hahn: Nuk ka “ulje çmimesh”, duhen përmbushur pritshmëritë

NEGOCIATAT/ Eurokomisioneri për Zgjerim, Hahn: Nuk ka “ulje çmimesh”, duhen përmbushur pritshmëritë

70
0
Shares

Në një intervistë për “Talking Europe” në televizionin francez “France 24”, eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn theksoi dhe një herë rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Nuk flasim për ulje çmimi, tha ai, por këto vende duhen nxitur e asistuar, pasi “një drekë nuk jepet falas, ata duhet të përmbushin pritshmëritë”.

E para, kemi publikuar strategjinë tonë në shkurt duke treguar çdo vendi perspektivën, për të gjithë procesin, dhe jo vetëm negociatat, është e bazuar në meritë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ulje çmimi, por është në interesin tonë ti nxisim e ndihmojmë, asistojmë por nuk është një drekë falas, ata duhet të përmbushin pritshmëritë”, është shprehur Hahn.

Ai tha se sot vendet e Ballkanit Perëndimor rrethohen nga vendet anëtare të BE dhe nëse një ditë do të bëhen dhe ato anëtare do të ishte një farë konsolidimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY