Gjirokastër/Del nga rruga shtetasi italian,plagosen dhe tre të rinj nga Tirana

Gjirokastër/Del nga rruga shtetasi italian,plagosen dhe tre të rinj nga Tirana

79
0
Shares

Një aksident me katër të plagosur ka ndodhur në Gjirokastër.

Policia thotë :

Në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, ka dalë nga rruga mjeti autoveturë, tip Fiat me targa italiane ES 440 CA, me drejtues shtetasin italian M.P, 20 vjeç, banues në Bari.

Në mjet ndodheshin edhe tre shqiptarë, përkatësisht M.S, 17 vjeç, Xh.S, 20 vjeç dhe F.Gj., 19 vjeç të tre banues në Tiranë.

Ata u shoqëruan në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, me dëmtime të lehta, dhe ndodhen nën kontrollin e mjekëve, për momentin janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga grupi hetimor po kryhen veprimet për përcaktimet e shkakut të këtij aksidenti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY