Gazetarja Meta/ Rama më shantazhoi në konferencë! Kam bërë detyrën

Gazetarja Meta/ Rama më shantazhoi në konferencë! Kam bërë detyrën

102
0
Shares

Gazetarja e Fax News, Ambrozia Meta, e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se është ndjerë e shantazhuar nga kryeministri Rama gjatë konferencës së tij në Rinas pas kthimit nga Franca.

Meta: Për mua nuk ka ndryshuar asgjë. Ajo që ndodhi nuk ishte diçka e planifikuar. Reagimet ishin shumë të mëdha. Kryeministri ndoshta nuk ishte në formë atë ditë dhe tentoi të intimidonte. Mund të them se nuk ka pasur në asnjë moment thyerje të protokollit të konferencës për shtyp sepse ajo që u rrëzua nga kryeministri Rama që në nisje. Momenti kur kolegu im i Top Channel i drejtohet për dëshmitarin X dhe Rama i kthehet me pyetje. Unë kam bërë një pyetje për të cilën nuk kam marrë përgjigje nga kryeministri.

Reagimet e ardhura i kam mirëpritur. Kam bërë detyrën. Sdua të merrem me sjelljen e Kryeministrit, apo atmosferën e krijuar, duke i prishur magjinë kryeministrit. Unë kam bërë një pyetje për të cilën s’mora përgjigje. Ai kalojë tek pronari im, duke më shantazhuar. Je pjesë e një partie? E kam dëgjuar këtë koment jo vetëm nga z. Kopliku. Po ashtu dhe nga njerëz të tjerë. Komentet në tërësi kanë qenë pozitive, por e kam për pjesën e kolegëve që janë të ndjeshëm kryeministrin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY